Koronavirusi, sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze mbi 400 zyrtarë

Koronavirusi, sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze mbi 400 zyrtarë

Sëpata e rëndë e Partisë Komuniste Kineze ka rënë mbi zyrtarët lokalë të cilët konsiderohen fajtorë për "mangësi serioze" dhe "menaxhim jo të kënaqshëm" përballë krizës së koronavirusit.

Sipas mediave lokale mbi 400 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë pushuar nga puna apo janë ndëshkuar me sanksione të rënda.

Masat ndëshkimore u miratuan pas indikacioneve që dolën nga takimi i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike më 25 Janar, i kryesuar nga Presidenti Xi Jinping.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Kinez i Shëndetit, flasin për 65 vdekje të reja, të gjitha në Hubei, numri më i lartë i viktimave në 24 orë që nga fillimi i krizës duke e çuar totalin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 493 teksa edhe infeksionet e reja të regjistruara gjithashtu janë rritur me 3887 njësi nga të cilat 3156 në provincën e Wuhan, për një total prej 24 560, 200 prej tyre jashtë Kinës.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 493 numri i të vdekurve, rreth 771 persona të tjerë në gjendje kritike për jetën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)