TIRANË- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish- drejtorin e ALUIZNIT, Flamur Gjuzi.

Gjuzi është vetëdorëzuar, pas 6 muajsh në kërkim, në Prokurorinë e Durrësit në "kulmin" e pandemisë së koronavirusit dhe më pas është dërguar në gjykatë për të njohur me masën e sigurisë "Arrest shtëpi". Kjo masë u caktua, nisur nga situata e krijuar nga pandemia.

Flamur Gjuzi, ka mbajtur postin e ish-drejtorit të ALUIZNIT në Durrës dhe ishte shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës. Në vitin 2017, ai ka qenë kandidat për deputet i LSI-së për Durrësin. Gjatë një takimi elektoral, që ai ka zhvilluar me qytetarët e Durrësit, prezente ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.