Covid-19 'shtyn' për vitin tjetër ditën e verës! Elbasani 'hesht'! Shiroka dhe Viroi 'në festë', s'ka ndërgjegjësim nga qytetarët

TIRANË- Ky 14 mars vjen ndryshe në shtëpitë e shqiptarëve! Nuk ka përgatije për ballokume, të paktën jo si vitet e tjera, shumë kanë harruar ose të paktën e kanë parë diçka krejtësisht të pa rëndësishme që të vendosin në duar veroren, që simbolizonte edhe ardhjen e pranverës! Kryefjalë e këtyre ditëve të fundit ka qene koronavirusi, armiku i "paftuar" që ka hyrë në Shqipëri këtë fillim marsi, duke e zhvendosur vëmendjen nga festat e zhurmshme në qendër të qyteteve.

Ka pasur disa që kanë "thyer" rregullin e kësaj gjendje aspak të zakonshme, si në Berat dhe Korçë, që ndezën zjarr duke krijuar grumbullime të mëdha njerëzish, megjithatë një paralajmërim ka ardhur për qytetin e Elbasanit, kryeqendrën e festimeve, nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja për të qëndruar në shtëpi, me premtimin se vitin tjetër do të bëjnë një festë shumë të madhe.

Në qytete nuk kanë munguar zbukurimet, që sjellin pak atmosferë ndryshe, por shumë pak do mund t'i "shijojnë" ato, pasi duhet të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar një bilanc më të rënduar të të infektuarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Belshi ‘nuk feston’ Ditën e Verës, rrugët e boshatisura dhe të qeta

Qyteti i Belshit i është përgjigjur me përgjegjshmëri të plotë urdhrit për të ndenjur në shtëpi dhe shmangur grumbullimet. Edhe pse ditën e sotme Bleshi e kanë të shenjtë duke festuar Ditën e Verës, duket se banorët kanë preferuar që gëzimin e kësaj feste ta  përcjellin përmes ruajtjes së shëndetit të tyre dhe njerëzve të dashur duke shmangur kontaktet dhe daljet në qytet.

Koronavirusi është një pandemi që përhapjen e ka tepër të lehtë me të cilin nuk mund të bësh shaka dhe këtë duket se qyteti i Belshit e ka kuptuar më së mirë duke u bërë një shembull për të gjithë. Rrugët janë të boshatisura dhe të qeta. Familjarët zgjodhën ta kalojnë festën në shtëpitë e tyre të vetizoluar.

Ora 13:57
Sarandiotët janë të ndërgjegjësuar, zbrazen rrugët e qytetit

Sarandiotët janë të ndërgjegjësuar. Në rrugë nuk ka aspak gjurmë të një dite feste, por një ditë ashtu si në kohë koronavirusi.  Sa i përket në një përshkrimi më të gjerë të situatës në Sarandë, prej mëngjesit të ditës së djeshme autobusët e linjave interurbane kanë ndërprerë transportin e pasagjerëve. Gjithashtu, prej mbrëmjes së djeshme kanë ndërprerë aktivitetin e tyre baret restorante dhe lokalet e tjera të shërbimeve. Ndërprerja e aktivitetit të disa prej lokaleve ka nisur në mënyrë individuale fillimisht nga një pjesë e tyre kurse në orët e mbrëmjes kanë qenë disa grupe nga Inspektoriati i Shëndetit Publik të cilët kanë dalë në terren për t'u komunikuar këtyre bizneseve se duhet të ndërprisnin aktivitetin si masë kjo në luftën ndaj koronavirusit. Ditën e sotme vihet re se kjo masë është respektuar nga bizneset e bar restoranteve. Qytetarët nga ana e tyre po mundohen të respektojnë masat e rekomanduara duke kufizuar lëvizjet e tyre, të cilat tani bëhen kryesisht për blerjet në supermarkete. Deri në këto momente nuk vihet re rritje e çmimeve, ndërsa në farmacitë e qytetit mungojnë maskat mbrojtëse.

Ora 13:28
Heshtje totale në Shëngjin! Dita e verës festohet në shtëpi

Heshtje totale në Shëngjin! Banorët janë ndërgjegjësuar, duke zgjedhur që këtë ditë vere ta festojnë nën shoqërinë e familjarëve brenda në shtëpi!   

Ora 12:50
Elbasani 'hesht' në ditën e verës! Numërohen me gishtat e dorës njerëzit në Bulevard

Një pamje e trishtë vjen nga Elbasani nëse do të bënim një krahasim me një vit më parë, por për t'u vlerësuar ndërgjegjësimi i qytetarëve në këtë kohë koronavirusi.

Bulevardi kryesor është bosh! Numërohen me gishtat e dorës njerëzit që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe të dalin shëtitje disa me maska dhe disa të tjerë jo, duke përfituar edhe nga moti i ngrohtë. Në këtë qytet janë anuluar koncertet dhe aktivitetet e tjera të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ora 12:30
Në Shirokë, panoramë e një qyteti në festë! Banorët mbushin rrugët pa asnjë masë mbrojtëse

Shkodranët sërish "të pabindur"! Ditën e sotme, për të festuar ditën e verës janë zhvendosur në Shirokë për të shijuar rrezet e diellit. Duket si një ditë e zakonshme, një panorame e një dite normale festimesh, edhe pse koronavirusi në Shqipëri ka zgjeruar hartën e qyteteve të prekura, por kjo nuk i ka trembur shkodranët.

Ora 12:26
Viroi i Gjirokastrës popullohet nga qytetarët! Njerëz pa maska e pa doreza dalin shëtitje për ditën e verës

Në Virua të Gjirokastrës, vendin tradicional ku festohet dita e verës, qytetarët nuk kanë frikë. Pa maska, pa doreza, pranë njëri-tjetrin kanë dalë të festojnë 14 marsin. Siç shihen në pamjet që Report Tv, nuk ka munguar prezenca e qytetarëve të Gjirokastrës që të dalin në shëtitje. Dhjetëra persona kanë vendosur që të lënë shtëpitë e tyre, duke thyer një nga rregullat kryesore, atë të vetë-karantinimit.

Ora 10:56
Ambasada Amerikane: Pasi të kalojë kjo periudhë të vështirë, ta mirëpresim verën me krahë të hapur

Një urim në këtë ditë vere ka pasur edhe nga Ambasada Amerikane. Të mirëpresim verën me krahë hapur, shkruhet në postim. "Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura", shkruan ambasada Amerikane.

Ora 09:38
Dita e verës/ Qytetari nga Kukësi: Gëzuar! T'ia nisim me lule, jo me koronavirus

Ndonëse nuk ka festime për ditën e verës, nuk kanë munguar urimet. Nga Kukësi, një qytetar ka pasur një urim shumë të bukur për të gjithë shqiptarët në këtë kohë koronavirusi.

"Gëzuar ditën e verës,  t'ia nisim me lule, jo me koronavirus. Gëzuar ditë gjithë shqiptarëve kudo që janë", tha qytetari.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laura: 14/03/2020 13:25

    Un jetoj ne Genova dhe pash videon e njerzve qe shetitin ne Shirok.Te shtetitesh ne bregdet e te besh sport nuk eshte e ndaluar as ketu.Lungomare eshte plot me bicikleta dhe me njerez qe bejn vrapim,mjafton te mbash distanzen e sigurise mbi 1 meter.

    Përgjigju
  • free: 14/03/2020 12:27

    They also have sources that say the US had misrepresented influenza that Trump claims has killed thousands, an influenza carried to China by the US team, an influenza that was really COVID 19, a disease developed in a military bio-warfare facility in the state of Washington, now “ground zero” in the US for COVID 19. The Chinese claim, something censored in the US, that the inattentive attitude and disproportionately below average results of American athletes in the game indicate they might have been in for other purposes and they might actually be bio-warfare operatives, and that their place of residence during their stay in Wuhan was also close to the Huanan Seafood Wholesale Market, where the first known cluster of cases occurred

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja