Koronavirusi ‘tremb’ Kuvendin, dezinfektim të trefishtë kryesisë, sallës së seancave plenare dhe parkut të autoveturave

Koronavirusi ‘tremb’ Kuvendin, dezinfektim të trefishtë kryesisë, sallës së seancave plenare dhe parkut të autoveturave

Koronavirusi ka vënë në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë. Ambientet e Kryesisë së Kuvendit, të sallës së seancave plenare si dhe të parkut të autoveturave do t’i nënshtrohen në dezinfektimi të trefishtë, në kuadër të masave kundër virusit të ri që ka alarmuar botën. Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një tender për dezinfektimin 3D të ambienteve. Dezinfektim 3D do të thotë dezinfektim, dezinfektim dhe deratizim. Përveç dezinfektimit, kompania duhet të ofrojë edhe shërbimin e menaxhimit dhe të heqjes së insekteve që brumbujt, pleshtat, mizat, zhapikët, milingonat, grerëzat, merimangat etj. Kompania do të ofrojë edhe dezinfektimin, që do të thotë eliminimin e të gjithë brejtësve që e dëmtojnë dhe infektojnë ambientet e Kuvendit.

Në dokumentet e tenderit thuhet se kompania duhet të duhet të paraqesë vërtetim për realizim me sukses të kontratave të mëparshme si dhe dëshmi për përvojën e mëparshme,  të lëshuara nga një ent publik ose/dhe fatura tatimore të shitjes, ku të shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. Ndërkaq, pavarësisht masave drastike për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë normalisht punimet sipas axhendës së paracaktuar. Nga ana tjetër, mungon bashkëpunimi politik për përballimin e situatës. Krahas qeverisë, Presidenti Ilir Meta ka ngritur një grup paralel ekspertësh për koronavirusin, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha pretendon se janë shpërndarë maska të skaduara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Koronavirusi ‘shkund’ të gjitha zyrat e shtetit! Institucionet që po dezinfektohen dhe masat kundër COVID-19

Bashkitë, zyra arsimore, institucione të drejtësisë, drejtori, qendra sociale dhe institucione të tjera bum blerjesh brenda 24 orëve të solucioneve për dezinfektimin e duarve dhe ambienteve. Depërtimi i koronavirusit në Shqipëri ka vënë si kurrë më parë në lëvizje dhe gjendje alarmi të gjitha organet e shtetit shqiptar. Teksa udhëtimet në Itali janë pezulluar deri më 3 prill dhe shkollat janë mbyllur për dy javë, bashkitë, burgjet, spitalet, organet e reja të drejtësisë, Kuvendi, zyrat arsimore, qendrat sociale dhe institucione të tjera shtetërore kanë intensifikuar procedurat për blerjen e dezinfektuesve si dhe kanë nisur procesin e dezinfektimi. Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Vettingut kanë marrë sot masa për dezinfektimin e duarve dhe ambienteve. Burgu u Burrelit ka kërkuar të blejë sot materiale pastrimi, ndërsa po gjatë ditës së sotme, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur një tender për blerje dispenser dhe solucion dezinfektues.

Në lëvizje për të blerë dezinfektues në kuadër të zbatimit të planit kundër COVID-19 janë vënë gjatë 24 orëve të fundit edhe Enti Kombëtar i Banesave Tiranë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës etj. Po gjatë ditës së sotme kanë nisur procedurat e dezinfektimit edhe disa qendra të të moshuarve, Ministria e Drejtësisë, kopshtet dhe çerdhet në Shkodër, Bashkia e Vlorës,

Qendra Sociale Multidisiplinare në Tiranë etj. Një tjetër tender është shpallur sot edhe nga Zyra Ekonomike e Arsimit Sarandë për blerje materiale pastrimi për të gjitha kopshtet dhe shkollat.

Në lëvizje është vënë edhe Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, duke blerë materiale pastrimi dhe higjiene, për të parandaluar COVID-19. Edhe kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka nxjerrë një plan për dezinfektimin e shkollave, çerdheve edhe institucioneve të tjera publike, në kuadër të masave kundër COVID-19. Për parandalimin e virusit të ri, Bashkia Bulqizë ka blerë metanol, hipoklorit natriumi dhe formaladehide. Edhe Bashkia Maliq ka blerë sot dezinfektues për institucionet arsimore.

Po ashtu, spitalet kanë intensifikuar lëvizjet për blerjen e materialeve të pastrimit, në kuadër të rritjes së masave parandaluese ndaj koronavirusit. Vetëm dy ditët e fundit, disa spitale në rrethe kanë kërkuar të blejnë me urgjencë solucion larja xhamash, fshesa plastike, doreza, peceta për fshirje tavoline, sapun duarsh, klor pluhur, acid për pastrim, detergjent, kosha plastik etj. Spitali i Shkodrës ka shpallur sot tenderin, i cili mbyllet nesër, për blerjen e materialeve për dezinfektim të shpejtë dhe të vazhdueshme të të gjitha sipërfaqeve si dhe për dezinfektimin e duarve të personelit mjekësor. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, po blejnë dezinfektim Spitali i Traumës, Spitali i Tepelenës, martenitetet në Tiranë, Spitali e Sarandës etj.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/03/2020 19:10

    Aty qendrofte vetem, vetem aty u ulte virusi qe të shpetoje populli qe e rropet për 30 vjet. Keshtu do shpetojme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni