Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ku për herë të parë pas shumë muajsh është regjistruar vetëm një rast i ri infeksioni në 24 orë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e konsideroi këtë fakt "një lajm të mirë". Ndërkohë, fatkeqësisht, një person ka ndërruar herët në 24 orët fundit si pasojë e COVID. Betejën me COVID19 nuk mundi ta fito0nte dot një 83-vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.
Pavarësisht përmirësimit të situatës me pandeminë, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë me zbatimin e masave anti-COVID që janë në fuqi.
Statistika (21 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1542
Testime totale 777, 492
Raste pozitive 132,491
Raste të shëruara 129,929
Raste Aktive 107
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 36
Tiranë 31
Durrës 11
Berat 8
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Kukës 2
Gjirokastër 1
Korçë 1
Fier 1