Shkon në 1526 numri i viktimave nga koronavirusi, 67 mijë persona të infektuar/ Në Francë regjistrohet viktima e parë

Shkon në 1526 numri i viktimave nga koronavirusi, 67 mijë persona të infektuar/ Në Francë regjistrohet viktima e parë

Ka arritur në një mijë e 526 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi, ndërsa 67 mijë persona janë konfirmuan të infektuar, pasi Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës gjatë 24 orëve të fundit.

Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore. Këtu janë shifrat zyrtare të dhëna deri tani:

Vdekjet

  • Në territorin e Kinës: 1.526
  • Jashtë Kinës: 3
  • Gjithsej globale: 1,529

Rastet

  • Në Kinën kontinentale: 66,492
  • Jashtë Kinës: 605
  • Gjithsej globale: 67,097
  • Një numër kaq i madh i të infektuarve është kthyer edhe në një sfidë më vete për mjekët dhe infermierët të cilët merren me trajtimin e këtyre pacientëve. Ndërsa 6 mjekë kanë vdekur deri tani, mësohet se mijëra të tjerë janë infektuar për shkak të virusit në Wuhan.

    Nga përballja e tyre me një rrezik të lartë infeksioni për një kohë shumë të gjatë për shkak të epidemisë, tani shumë prej tyre janë shndërruar në pacientë.

    Ning Zhu, një infermiere në Wuhan, qyteti qendror kinez në zemër të shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës ka shprehur shqetësimin e saj referuar kësaj situate.

    Në vend që të ndihmonte në vijën e parë, ajo ka qenë nën karantinë në shtëpi me javë të tëra, pasi përmes një skanimi më 26 janar zbuloi se ishte kthyer një rast i dyshuar i virusit për vete.

    Ajo u shpreh se ishte në pritje të një përgjigje të testimit të acidit nukleik që do të siguronte verdiktin përfundimtar, por një përgjigje e tillë nuk erdhi kurrë.

    "Tani për tani, është vërtet një problem. Spitali ynë tashmë ka më shumë se 100 njerëz që janë në karantinë në shtëpi," ka thënë ajo gjatë një interviste. Janë konfirmuar edhe 30 punonjës të tjerë mjekësorë që kanë virusin, vijon Ning.

    "Nëse testet dalin negativisht, ne mund të kthehemi në punë. Në të vërtetë nuk kam asnjë simptomë, ka vetëm një problem të vogël me skanimin tim të CT, duket se ka një infeksion të vogël," tha ajo.

    Zhu vlerëson se nga 500 veta staf mjekësor në spital, më shumë se 130 mund të jenë prekur nga virusi, i cili deri më tani ka infektuar më shumë se 67 mijë persona në nivel global . Ajo nuk pranoi të bënte publike emrin e spitalit të saj dhe kërkoi të përdorte një pseudonim pasi nuk ishte e autorizuar të fliste me mediat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:18
Frika nga koronavirusi, kartmonedhat 'futen në karantinë', i nënshtrohen dezinfektimit

Për të kufizuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, Kina do të dezinfektojë dhe karantinojë kartëmonedhat brenda 14 ditësh.

Lajmi u njoftua nga zv/guvernatori i bankës qendrore kineze Fan Yifei, duke përsëritur mbështetjen e saj për kompanitë në vështirësi dhe qëllimin për të ndjekur një politikë monetare "të kujdesshme".

Procedurat e kartëmonedhave

Fan Yifei sqaroi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen.

Pas periudhës së "karantinës", kohëzgjatja e së cilës do të varet nga ashpërsia e epidemisë në rajon, kartmonedhat mund të rihidhen në qarkullim.

Gjithnjë e më shumë blerje në internet

Për shkak të frikës së infektimit, shumë kinezë tashmë po kufizojnë përdorimin e kartëmonedhave duke parapëlqyer blerjet në internet.

Eshtë e nevojshme, - tha zv / guvernatori, në minimizohet përdorimi i kartmonedhave  "për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e përdoruesve”. Përveç kësaj, Fan Yifei tha se transfertat bankare midis provincave janë pezulluar.

Ora 13:33
'Diamond Princess’: Në karantinën ‘lundruese’ 67 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, për një total prej 285 personazh

Ministri Japonez i Shëndetësisë Katsunobu Kato ka deklaruar se në tragetin ‘Diamond Princess’, i bllokuar në karantinë në gjrin e Yokohama, në Japoni janë konstatuar 67 raste të reja të personave të infektuar me koronavirusin e Wuhan, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve në 285, nha 3700 pasagjerë në bord.

Ndërkohë SHBA vazhdojnë evakuimin e shtetasve amerikanë nga trageti.

Në Japoni janë 8 persona të infektuar me koronavirusin kinez.

Koronavirusi i Wuhan ka vrarë në 24 orët e fundit 143 persona të tjerë në provincën Hubei duke e rritur numrin e të vdekurve në 1526.

Autoritetet e Pekinit kanë njoftuar gjithashtu për 2,420 raste të tjera të infeksionit të regjistruara në provincën epiqendër të epidemisë.

Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar u rrit në 54.406, por në përgjithësi numri tejkaloi 60 mijë, saktësisht 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.

Ora 13:31
'400 000 viktima nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar', shkencëtari britanik: Parashikimi nuk është absurd

Një shkencëtar britanik që udhëheq luftën kundër koronavirusit thotë se "nuk është absurde të parashikosh 400,000 viktima në Britani të Madhe”, teksa numri i vdekjeve në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.500

"Ky është virusi nga i cili kam frikë më së shumti": një shkencëtar britanik që udhëheq luftën kundër koronavirusit thotë se "nuk është absurde" të parashikosh 400,000 viktima në Britani të Madhe ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë botën tejkalon 1.500

Shkenctari Neil Ferguson thotë se të luash me numra në këtë situatë nuk është e dobishme, por nuk është as absurde të thuash se në Britaninë e Madhe mund të ketë deri 400 000 viktima. Ai gjithashtu tha se preferonte të reagonte sesa të akuzohej nga të tjerë për reagimin e tij.

 Neil Ferguson, i Shkollës së Shëndetit Publik të ‘Imperial College London’, tha se ‘Ky është virusi nga i cili kam frikë më së shumti’. Megjithatë, ai tha se nuk prisnte 400,000 vdekje në Britani, por paralajmëroi se shifra "është e mundur".

Ferguson tha gjithashtu se "Vlerësimet tona më të mira për momentin janë se ndoshta një përqind e njerëzve që infektohen në Britani mund të vdesin", dhe shtoi se ‘qeveria po punon në supozimin se gjysma e popullsisë do të infektohet me virus, i cili mund të arrijë në çdo pjesë të Britanisë së Madhe brenda disa muajve’.

Sipas Daily Mail, Ferguson tha se ‘çdo gjë është e mundur’ dhe se ‘dimë shumë se si përhapet ky virus’.

'Duke pasur parasysh se si transmetohet ky virus dhe duke pasur parasysh faktin se të paktën të rriturit mund të infektohen, dhe kemi shumë më pak të dhëna si përhapet te fëmijët, 400 000 është një shifër e arsyeshme’, - tha Neil Ferguson.

'Brenda 12 muajve të parë ose më shumë. Ajo që ne aktualisht nuk e dimë është nëse të gjithë janë infektuar. Proportionfarë proporcioni mund të vdesin dhe cilat janë grupet në rrezik? Vlerësimet tona më të mira për momentin janë se ndoshta 1% e njerëzve që infektohen mund të vdisnin. "

Ora 12:44
Koronavirusi, kinezi maratonë në shtëpinë e tij: 66 kilometra për 6 orë (VIDEO)

I mbyllur në shtëpi për të mos u infektuar, një qytetar kinez nuk ka hequr dorë nga vrapimi. ‘Në fillim ndjeva pak marramendje, por më pas u mësova’- tha ai

Ai nuk del nga shtëpia nga frika e infektimit nga koronavirusi i Wuhan. Megjithatë nuk heq dorë nga vrapimi.

Në Kinën e paralizuar nga epidemia, Pan Shancu - një qytetar i Hangzhou, pranë Shangait - përshkoi 66 kilometra në 6 orë e 41 minuta brenda banesës së tij të vogël.

Videoja e tij e maratonës është bërë virale.

"Vrapimi është një varësi"

"Në fillim ndjeva pak marramendje, por u mësova”, - tha Shancu.

"Vrapimi është si një varësi. Nëse nuk vraponi për një kohë të gjatë, këmbët tuaja do të mbërthen në vend.", Shtoi ai, duke rrëfyer se kur emergjenca e koronavirusit të ketë mbaruar, do të jetë në gjendje të vrapojë 100 km jashtë në rrugë.

Ora 12:20
Franca regjistron viktimën e parë nga koronavirusi, i pari rast në Europë dhe jashtë Azisë

Franca regjistron viktimën e parë nga koronavirusi

Ministri francez i shëndetësisë sqaroi se viktima është një turist 80-vjeçar kinez, i shtruar në spital dhe që kishte mbërritur në Francë nga krahina e Hubei më 5 janar.

Kjo është vdekja e parë jashtë Azisë, epiqendra e epidemisë.

Franca më parë ka konfirmuar se ka regjistruar 11 raste të infektimeve.

Koronavirusi i Wuhan ka vrarë në 24 orët e fundit 143 persona të tjerë në provincën Hubei duke e rritur numrin e të vdekurve në 1526.

Autoritetet e Pekinit kanë njoftuar gjithashtu për 2,420 raste të tjera të infeksionit të regjistruara në provincën epiqendër të epidemisë.

Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar u rrit në 54.406, por në përgjithësi numri tejkaloi 60 mijë, saktësisht 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.

Ora 10:42
Ekspertët në SHBA: Epidemia e koronavirusit do të zgjasë shumë, edhe përtej dimrit, ndoshta edhe përtej vitit 2020

Sipas drejtorit të Qendrës Federale Shëndetsore në SHBA, Robert Redfield, epidemia e koronavirusit do të zgjasë shumë, edhe përtej dimrit, ndoshta edhe përtej vitit 2020.

Nga 174 persona persona të infektuar në bordin e tragetit 'Diamond Princess', i vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, me 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe SHBA kanë nisur një plan evakuimi të shtetasve amerikan.

Deri më tani në SHBA ka pasur 15 raste të infektimit nga koronavirusi i ri në shtatë shtete: tetë në Kaliforni, dy në Illinois dhe nga një në Arizona, Washington, Massachussetts, Wisconsin dhe Texas.

Koronavirusi i Wuhan ka vrarë në 24 orët e fundit 143 persona të tjerë në provincën Hubei duke e rritur numrin e të vdekurve në 1526.

Autoritetet e Pekinit kanë njoftuar gjithashtu për 2,420 raste të tjera të infeksionit të regjistruara në provincën epiqendër të epidemisë.

Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar u rrit në 54.406, por në përgjithësi numri tejkaloi 60 mijë, saktësisht 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.

Rastet e personave të infektuar pritet të shtohen edhe më shumë pasi testet e realizuara deri tani me acidin nukleik, rezultatet e të cilave vononin dy deri tre ditë, në shumë raste kanë rezultuar të dyshimta dhe të gabuara, dhe kanë nisur të zëvendësohen me skanimin e toraksit.

Gjatë kësaj jave profesionistët e shëndetësisë kanë zbuluar shumë raste të negativëve të rremë, domethënë, njerëz të infektuar por që testet i kanë identifikuar si të pa prekur nga koronavirusi.

Kjo ka alarmuar autoritetet kineze që kanë vendosur ritestimin e disa dhjetra mijëra njerëzve.

Ora 10:07
"Një virus vdekjeprurës nga Wuhan", profecia e jashtëzakonshme e një romani amerikan në vitin 1981

"Wuhan-400 është një armë e përsosur", "quhet kështu sepse u krijua në një laborator në periferi të Wuhan".

Duken si pasazhet e një blogu të një teorie komploti që flet për koronavirusin (e riemëruar Covid-2019) i cili tashmë ka shkaktuar mbi 1.500 vdekje.

Në fakt janë fraza të një romani thriller amerikan i ribotuar jo pa nxitim disa ditë më parë për të shfrytëzuar vëmendjen ndërkombëtare në lidhje me dramën e Wuhan.

'The Eye of Darkness', "Syri i errësirës", i shkruar gati dyzet vjet më parë nga Dean Koontz, autor i rreth tetëdhjetë romaneve, 20 prej të cilëve u bënë edhe filma, spekulon se një virus vdekjeprurës u krijua në një laborator në wuhan. Thrilleri, më pas zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, por rastësia nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pjesë të tjera nga libri:

"Një shkencëtar kinez i quajtur Li Chen u fut fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, duke transportuar një disk të armës së re biologjike me me emrin "Wuhan-400", sepse ai u zhvillua në laboratorët jashtë qytetit të wuhan.

Koincidenca

'South Morning Post' i kushtoi një artikull të gjatë këtij libri, në të cilin kujton se në Wuhan ekziston një laborator bio-sigurie i nivelit 4 i aftë për të krijuar këtë lloj virusi.

Ora 05:16
Frika nga koronavirusi në SHBA, San Diego deklaron paraprakisht "emergjencën lokale"

1581746513_29c1110ea4c4427ea626120bd497b265.jpeg

San Diego, në Kaliforninë Jugore, ka shpallur  "emergjencën lokale" dhe "emergjencën e shëndetit publik" për shkak të shqetësimeve për koronavirusin e ri, deklarojnë zyrtarë të qarkut.

Mbikëqyrësi i qytetit, Nathan Fletcher i quajti këto deklarata një masë paraprake që do të ndihmojnë qarkun të koordinojë përpjekjet për të siguruar qasje në furnizime dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Deklarata nuk "tregon një rrezik në rritje për banorët e qarkut të San Diego nga koronavirusi," theksoi Fletcher.

Aktualisht janë dy shtetas amerikanë të evakuuar nga Wuhani, Kinë, të cilët po trajtohen në Qendrën Shëndetësore të  Universitetit të Kalifornisë San Diego. Personat u evakuuan më herët në Stacionin Ajror Maram Corps Miramar dhe u testuan pozitivë për koronavirus.

Kujtojmë se, deri tani 443 persona po mbahen nën kontroll nga Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA, për shkak të frikës së infektimit të tyre me koronavirus. 15 prej tyre kanë testuar pozitivë, 347 negativë dhe 81 janë ende në pritje.

Ora 04:57
Japonia regjistron 8 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një oficer

1581746537_22cc68acacbe46a19ddc0ea793269027.jpeg

Japonia njoftoi gjithsej tetë raste të reja të personave të infektuar me koronavirus këtë të premte. Mësohet se, rastet nuk janë nga anija Diamond Princess, e vendosur nën karantinë në Gjirin e Yokohama.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rasti i tetë i infektuar është një oficer i Yokohamas tek të 30-tat, i cili ndihmoi një pacient të infektuar nga Diamond Princess më 10 shkurt. Ai kishte veshur paisjet mbrojtëse dhe syze, mirëpo pavarësisht kësaj rezulton i infektuar. Ministria e shëndetësisë po mundohet të kuptojë se si ky pacient ka rënë në kontakt me virusin.

Këto raste çojnë në 258 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Japoni, nga të cilat 219 janë vetëm nga Diamond Princess. Ndërkaq, deri më tani një person ka humbur jetën.

Ora 04:22
Koronavirusi, SHBA vë në dispozicion dy çartera për evakuimin e amerikanëve të karantinuar në anijen e lundrimit "Princess Diamond"

1581746563_de64cf27fb8344f8b69e29e9beb35926.jpeg

Qeveria amerikane është duke u përgatitur të evakuojë të gjithë shtetasit amerikanë të gjendur në anijen e lundrimit "Princess Diamond", e cila aktualisht e ankoruar në Yokohama, të Japonisë duke shërbyer si një karantinë për mijëra persona.

E përditshmja amerikane, Wall Street Journal raporton se një zëdhënës i Divizionit të CDC-së për Gatishmërinë dhe Infeksionet e Reja, Henry Walke ka bërë me dije se: "Departamenti i Shtetit do të vërë në dispozicion dy charter-a për të tërhequr sërish pas në SHBA 380 amerikanë dhe familjet e tyre".

Avionët pritet të arrijnë të dielën. Kujtojmë se, më shumë se 3,700 pasagjerë dhe ekuipazhi kanë ngecur në anijen e lundrimit pasi dhjetëra njerëz u testuan pozitivë për koronavirusin e ri të Wuhanit në fillim të këtij muaji.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë