Rritja e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ka sjellë reagimin e Ambasadës Shqiptare në Romë, ku fton shtetasit shqiptarë të ndjekin dhe respektojnë masat e urdhëruara nga autoritete italiane. Ambasada Shqiptare në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari ftojnë qytetarët që të mos paraqiten në këto zyra deri në një njoftim të dytë për të mbrojtur veten dhe stafin.
'Për sigurinë e qytetarëve që marrin shërbime konsullore dhe stafit të i bëjmë thirrje shqiptarëve që banojnë në zonat e izoluara për shkak të emergjencës nga përhapja e koronavirusit të mos paraqiten në Konsullatë deri në një tjetër njoftim dhe të zbatojnë rregullat e autoritetet', shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Vetizolimi, shmangia e ambienteve të populluara dhe një higjienë e mirë janë disa nga këshillat që autoritetet kanë shpërndarë në mënyrë që të ruajnë veten dhe personat e tjerë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.
jo moreeee? ju jeni administrate publike dhe duhet te qendroni hapur. Kuptohet nese kam mundesi ta evitoj ardhjen ne ambasade se nuk kam urgjence e bej. Ne rastin e kundert, nese kam nje skadence, cfare duhet te bejne personat sipas jush?
PërgjigjuHahahaha cfare gallate....
PërgjigjuDhe presim qe keta te zgjidhin hallet e njerezve u zente virusi e vdekshi te gjithe sa jeni
PërgjigjuSbije rrufeja ne Hale thot populli por mos ki frik shoku rilindas
Përgjigju