Koronavirusi-Britania e Madhe, 5400 viktima në total. Mbetet mister gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Koronavirusi-Britania e Madhe, 5400 viktima në total. Mbetet mister gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka arritur pikun e epidemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet në 24 orët e fumdit pati rreth 500 viktima për një total vdekjesh prej afro 5400 kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitiv me Covid-19 është mbi 52 mijë.

Kryeministri Boris Johnson, i shtruar në spital para dy ditësh dje në mbrëmje është futur në terapi intensive ku po ndihmohet me oksigjen. Pasi gjendja e tij u përkeqësua ai udhëzoi Ministrin e Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë atë ‘kur të jetë e nevojshme’.

Autoritetet shëndetësore në vend thanë se kryeministri “është akoma i vetëdijshëm", fjalë që shtojnë akoma më tepër misterin mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik.

Johnson fillimisht i karantinuar prej dhjetë ditësh pati kollë të vazhdueshme dhe ethe gjë që e detyroi të shtrohej në spital të dielën në mbrëmje gjatë fjalimit të jashtëzakonshëm të Mbretëreshës Elisabeth. Njoftimi paraprak bënte fjalë për “masa paraprake” dhe “kryerje analizash”, por urgjenca dhe koha e shtrimit, (gjatë fjalimit të mbretëreshës), kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi shëndetin e Johnson.

Stafi shkencor i kryeministrit britanik, në fillimin e epidemisë në vend, teorizoi imunitetin e kopesë kundër koronavirusit dhe qeveria nuk mori asnjë masë kufizuese në tentativë për të frenuar Covid-19, pastaj ata kthyen vektorin e lëvizjes teksa sistemi shëndetësorë në vend kishte nisur të rrëzohej.

55 vjeçari Johnson, deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi dhe pati deklaruar se 60% e britanikëve do të infektoheshin dhe se ata duhej të mësoheshin me faktin se “do të humbisnin të dashurit e tyre”

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, një ministër anonim tha dje se "Boris beson se është Churchill, por ai është vetëm Boris. Si Johnson, edhe heroi i tij, ish kryeministri britanik Winston Churchill gjithashtu pati pneumoni në vitin 1944 por ai vazhdoi të punonte pa u lodhur në luftën e tij botërore”. Por si dhe Churchill, këto janë orët më të errëta për Johnson dhe sipas raportimeve jo zyrtare nga Londra, ‘drita në tunel është’ akoma larg.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen