Koronavirusi/Ditari i një shtetase italiane në bordin e tragetit ‘Diamond Princess’

Koronavirusi/Ditari i një shtetase italiane në bordin e tragetit ‘Diamond Princess’

Për të treguar se çfarë po ndodh në tragetin ‘Diamond Princess’, ka menduar një shtetase italiane, e cila në facebook mban emrin Allegra Viandante.

Përmes një lloj ditari në Facebook, postimet e së cilës tani nuk janë më të dukshme në median sociale, duke publikuar edhe foto dhe video, ka rrëfyer jetën në izolim.

"Secili prej 3700 personave në këtë anije është i pajisur me një termometër personal që do duhet ta përdorë vetë çdo 4 orë dhe menjëherë duhet të informojë ekipin mjekësor në rast se temperatura e trupit të tij tejkalon 37.5 gradë”, duke shtuar gjithashtu se deri tani asaj i janë marrë disa herë mostra gjaku. Masat sanitare janë shumë të rrepta në traget. Vazhdojmë të pajisemi çdo dy ditë me maska dhe ilaçe parandaluese (Nëse mund të quhen të tilla).

Ndërkohë, një frikë e re vjen nga një studim i ri i kryer nga 37 studiues nga spitalet dhe shkollat e mjekësore në Kinë, të angazhuara gjithashtu edhe gjatë epidemisë së Sars.

Sipas studimit, koha e inkubacionit të virusit në disa raste mund të arrijë edhe në 24 ditë, duke zgjatur kështu studimet e mëparshme që flisnin për dy javë. Përveç kësaj, studimi thotë se ethet, e konsideruara deri më tani si një nga simptomat e para, në realitet shfaqen vetëm në 43.8% të pacientëve.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja