Koronavirusi/Itali, Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall Gjendjen e jashtëzakonshme, Matarella: Përgjegjësi dhe unitet, Conte: Qeveria masa të reja

Koronavirusi/Itali, Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall Gjendjen e jashtëzakonshme, Matarella: Përgjegjësi dhe unitet, Conte: Qeveria masa të reja

Pas infeksioneve dhe dy vdekjeve të regjistruara në Italinë Veriore, një urdhër i Ministrit të Shëndetësisë, botuar në Gazetën Zyrtare dhe që hyn menjëherë në fuqi, detyron "Autoritetet Shëndetësore kompetente të zbatojnë masën’ karantinë me mbikëqyrje aktive’, për katërmbëdhjetë ditë, për individët që kanë patur kontakte të ngushta me rastet e konfirmuara të Covid-19.

Po sot, Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të "përballur rrezikun nga Koronavirusi".

Kryeministri, Giuseppe Conte, ka bërë të ditur në mediat sociale se mund të ketë masa të reja qeveritare në të ardhmen e afërt.

"Vendimet do të merren pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që do të mbahet në selinë e mbrojtjes civile në Romë në orën 18.30”.

Universitetet e Venetos do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të emergjencës së koronavirus. Këtë e bëri të ditur presidenti i Venetos, Luca Zaia, duke saktësuar se ai ishte konsultuar me rektorët e universiteteve të ndryshme të rajonit.

Në pritje të masave të reja qeveritare mbi epideminë e koronavirusit, ka ardhur dhe apeli i Presidentit të  Republikës Italiane Sergio Mattarella.

 "Unë besoj se ndjenja e përgjegjësisë dhe uniteti i angazhimit do të sigurojë më të mirën dhe më përgjigjen më efektive për të mbrojtur shëndetin e bashkëqytetarëve tanë".

Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 51, kryesisht në Lombardi dhe Veneto.


Lajmi kryesor:

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë