Korrespondenti i Report Tv në SHBA: Arsyet pse Kongresi nuk zgjodhi ‘shefin e madh’! Përçarje mes republikanëve! Pasojat e motit të keq u kaluan

TIRANË- Denion Ndrenika, korrespondent i Report Tv-së në SHBA ka listuar arsyet se përse Kongresi Amerikan nuk arriti që të zgjidhte “shefin e madh”. Në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja, Ndrenika u shpreh se një ndër arsyet kryesore është fakti që si kurrë më parë Kongresi është më i larmishëm se kurrë.

“Ky është rasti i parë në 100 që Kongresi nuk e zgjedh shefin e madh, ky kongres për herë të parë ka një numër rekord të të zgjedhurave, të komunitetit LGBT, të latino-amerikanëve, 65 nga gratë janë republikane, pra është një kongres i larmishëm, ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja pse nuk u zgjodh, për të gjetur baraspeshat brenda fraksioneve, qoftë të republikanëve, ashtu edhe partisë së Joe Biden”, tha Ndrenika.

Ai flet edhe për një përçarje brenda vetë republikanëve.

“Në 6 vitet e fundit, tensionet brenda republikanëve janë rritur. Republikanët nuk janë të bindur nga Trump, kandidatura e mundshme në Florida përflitet që ta çojë në barashpeshë, në popullatë vihet re. Problematika e taksave të fshehura të Trump, me Capitol Hill, nuk e lehtësojnë pozitën e tij, edhe pse Trump ka refuzuar që të përgjigjet në komision ose në progres, pikët për të mund të jenë të pakta. Komuniteti ka një lloj ndasie serioze duke quajtur demorkatët komunist dhe Trumpin fashist. Kjo është një ndjesi që vihet re te njerëzit e afër, por edhe në mediat”, shtoi Ndrenika në Report Tv.

Për fat të mirë, SHBA-ja po “e merr veten” nga stuhia e rëndë dhe pasojat sa vijnë dhe zhduken.

“Problematika në zona të thella ka ende, edhe tërmeti në Kaliforni, që ishte i dyti brenda pak javësh. Rajoni verior problematik, megjithatë pasojat kryesore janë lënë pas, rrugët janë pastruar dhe përmirësimi i motit ka lehtësuar punën”, përfundoi Ndrenika.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja