Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, analisti Ilir Yzeiri: Thaçi provokoi në tavolinë

Debati që ka nisur mes Kosovës dhe Serbisë, tonet e ashpërsuara mes Presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë qenë disa nga temat kryesore që analisti dhe pedagogu Ilir Yzeiri ka diskutuar në studion e Report Tv. Yzeiri ka thënë se ideja e Presidentit Thaçi për një korrigjim kufijsh është një provokim në tavolinën e bisedimeve.

Ajo që kam vënë re në këtë diskurs të korrik-gushtit është që ajo që po artikulohet është më shumë një provokim, jo vetëm se Thaçi do të ngacmojë dikë por presidenti ka hedhur një ide për kufijtë. Në bisedimet Kosovë-Serbi është hedhur ideja për një shkëmbim administrative. E vendosur në kontekst global, Kosova dhe Serbia, janë nënë ombrellën e të huajve. S’është keq nëse rishikojnë problemet e kufijve. Provokimi i Thaçit ka ndezur retorikën nacionaliste. Ka dy grupe, është transferuar problemi në kontekstin politik dhe thonë që Kosova dhe Serbia do shkëmbejë territore, kur në fakt s’kemi asgjë të shkruar. Jemi në kontekstin e perceptimeve mbi deklarata informale. S’kemi një platformë si paketa Ahtisari. Ballkanasit janë lehtësisht të provokueshëm për retorikën nacionaliste. Hap i paimagjinueshëm për korrigjimin e kufijve, është situatë e paqartë, shërbeu më shumë për nxitjen e debatit.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri ka sqaruar se nuk ka një rrezik real për një destabilizim pasi si Kosova dhe Serbia janë të mbrojtura nga “ombrella” e të huajve.
 

Duhet të bindemi se Ballkani është vendosur problematik. Lufta e Ballkanit është një ndër luftërat më të përgjakura. Ky realitet nuk kthehet më, s’ka ndodhur kurrë në historinë e Evropës të kalohet 2 herë në të njëjtin ujë. Kosova dhe Serbia janë në tryezë prej 7 vitesh, megjithëse pa rezultat. Po bisedohet dhe ky provokim është bërë në tryezën e bisedimeve. Të mos harrojmë që  Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s. Serbia ka marrë hapa, është demokratizuar s’është më Serbia e Millosheviçit. Kemi të bëjmë me një dialog nervoz mes dy vendeve me traditë të keqe, të mbushur me viktima, por që janë të monitoruara nga vendet ndërkombëtare.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri ka folur edhe për retorikën politike Thaçi-Berisha. Analisti ka argumentuar se të dy politikanët lenë shumë për të dëshiruar dhe se s’mund të flasin për njëri-tjetrin, pasi sipas tij përdorin tezën nacionaliste për të përfituar politikisht.

Kjo është një histori tipike shqiptare që s’nderon asnjë nga të dy. Historia politike e të dyve po të analizohet lë shumë për të dëshiruar. S’ka asnjëri supermaci për të folur. Të dy janë të akuzuar, mjafton të shohësh sesi qeverisin vendet e tyre, të bindesh se kush është në këtë debat. S’ka konsensus, s’mblidhen dot 20 burra për të  vendosur konsesus. Me kë duan të arrijnë konsensus këta? Këta s’mblidhen dot me njëri-tjetrin, si do e arrijnë me Serbinë? Horri fshihet pas nacionalizmit.

Ilir Yzeiri, analist

Yzeiri ka komentuar dhe procesin e Vettingut ku mes të tjerash ka thënë se gjyqtarët në Shqipëri nuk kanë integritet profesional.

Vettingu sipas meje është një armë e figurës së gjyqtarit. Gjyqtari është figurë e rëndësishme, integriteti i tij moral, është vetëm njëra anë, ana tjetër është integriteti profesional. Unë vë në dyshim se çfarë është kjo për këta gjyqtarë.

Ilir Yzeiri, analist

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë