/ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se do të shesë me ankand gjatë muajit korrik 2015, për llogari të Ministrisë së Financave rreth 165 milionë euro bono thesari dhe obligacione.
Sipas BSH-së, në datën 20 korrik do të nxjerrë në shitje 4 miliardë lekë obligacione me interes fiks (4.5%) me afat maturimi 2 vjeçar dhe 3 miliardë lekë obligacione 10 vjeçare me interes fiks dhe variabël. Në datën 28 korrik do të shesë 10 miliardë lekë bono thesari, me afat maturimi 12 dhe 3 mujor. Ndërkohë, në datën 21 korrik do të zhvillohet dhe ankandi Ii12-të në bono në euro, ku financat do të kërkojnë të shesin 45 milionë euro.
Ministria e Financave po punon ndërkohë për rinovimin e eurobondit prej 300 milionë euro, që duhet të paguhet në nëntor të këtij viti.