Korrik-Tetor, 7 mijë subjekte në sitën e Tatimeve, 30% kapen në informalitet

TIRANE - Nga korriku deri më tani janë kontrolluar rreth 7000 subjekte, nga administrata tatimore, ku rreth 30% prej tyre kanë rezultuar në shkelje. Zëvendësministri i Financave Elton Haxhi gjatë një inspektimi është shprehur se shkeljet e konstatuara kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.

“Gjatë periudhës korrik shtator janë inspektuar në terren rreth 6200 subjekte, dhe vetëm në 10 ditët e parë të muajit tetor janë inspektuar edhe  të tjerë dhe në total mund të arrijnë në 7000. Janë rreth 30% e subjekteve që janë inspektuar kanë rezultuar me shkelje të natyrave të ndryshme, si për: moslëshim kuponi tatimor, punonjës të paregjistruar, kasa fiskale jashtë funksionit, apo edhe për mosregjistrim në organet përkatëse. Masat që janë marrë kanë qenë konform legjislacionit në fuqi”, tha z.Haxhi.

Plani operacional kundër informalitetit do të vazhdojë edhe në muajit në vazhdim për të minimizuar sa më shumë ekonominë informale. Ndërkohë sipas Zëvendësministrit Plani Operacionale nuk kanë për qëllim ndëshkimin, por ndërgjegjësimin e tatimpaguesve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja