Korrupsion me punësimet në Arsim në Dibër, lihen në burg nga GJKKO zyrtari i Këshillit të Qarkut si dhe specialisti i pyjeve që donte të bëhej mësues
SPAK gjatë operacionit në Dibër
TIRANË-Fitim Farruku, shef i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, janë lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohen se për korrupsion. Halit Shehu i ka dhënë 100. 000 lekë Farrukut që ky i fundit të ndërhynte në Drejtorinë Arsimore për ta punësuar si mësues.
Shehu akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. SPAK mësyu të martën një ditë më parë në zyrën arsimore në Dibër, ku u ushtruan kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesat e personave të arrestuar.
Senaca e sotme u shty fillimisht se avokatët mbrojtës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Flora Hajredinaj.
Sipas avokatëve mbrojtës, atyre nuk u është dhënë materiali i dosjes për t'u njohur me detajet dhe aktet, në mënyrë që të bëhet një mbrojtje korrekte ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Gjykata caktoi një tjetër trup gjykues për të vendosur për kërkesën e mbrojtësve.
4 ditë më parë në Dibër, pas një aksioni në zyrat e Arsimit nga SPAK, u arrestuan 2 persona për korrupsion me punësimet. Report Tv raportoi 2 ditë më pas se operacioni dyshohet se u dekonspirua. Specialisti i pyjeve Halit Shehu që donte të punësohej mësues, i dha 100 mijë lekë Fitim Farrukut. Ndërkohë që Lulzim Dani, burri i Brikena Danit, Drejtoreshës së Arsimit Dibër, nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut. Kjo lind dyshime të mëdha për dekonspirim të operacionit të SPAK.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike
26 Dhjetor, 10:27
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
Ky SPAKu do merret noj cik me kta qe dyfishojne cmimet e produkteve baze brenda nates? Apo vetem me specialist pyjesh dhe mesues neper rrethe do merret...
Përgjigju