DURRES - Prokuroria ka mbyllur hetimet për 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “kolaudimi 2”, të cilët u kapën më 28 maj të këtij viti në qytetin e Durrësit. Burime nga organi akuzës konfirmuan për A1Report se shtetasit e arrestuar janë gjetur fajtor dhe dosja e plotë i është dorëzuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, ku ditën e sotme është zhvilluar dhe seanca e parë.
Shtetasit Albert Saraçi, Arben Ndreka, Artur Xhepmeta, Enri Dervishi, Eugen Gjyzeli, Idriz Hoxha, Indrit Dervishi, Lipion Goci dhe Menduh Zhazivari akuzohen se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 pg 2- 25 dhe 259 - 25 të Kodit Penal.
Në maj të këtij viti aksioni i Drejtorisë Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës arrestuan 9 persona mes të cilëve dhe punonjës të kompanive të sigurimit të automjeteve. Arrestimi i shtetasve u bë i mundur pas një hetimi intensiv 4 mujor gjatë të cilit rezultoi se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.
Për këta shtetas pak kohë më parë është dhënë dhe masa e arrestit me burg, kohë kjo që i shërbeu organit të akuzës për të plotësuar dosjen hetimore me fakte e prova.
TE ARRESTUARIT
1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.
2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.
5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
6. Indrit Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.
8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve “INTERALBANIA” në Durrës.
9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve “ATLANTIK” në Durrës.
Redaksia online
(ar/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com