Një oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës është shpallur në kërkim nga SPAK pasi dyshohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë secret kundrejt ryshfetit. Fatbardh Lala, sipas prokurorisë ka marrë 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçi.
Ndaj zyrtarit të prokurorisë u caktua në mungesë masa e “arrestit me burg”, pasi oficeri rezulton te jetë larguar jashtë vendit. Nën hetim janë marrë edhe Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas prokurorisë pavarësisht se Ermir Llagaçi u dënua, vepra penale e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, konsiderohet e konsumuar nga ana e e personave të vënë nën hetim. Ermir Llagaci sipas SPAK i ka paguar edhe avokatit shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se 150 mijë lekë do të jepeshin me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.
Grupi i hetimit ka grumbulluar prova se oficeri i policisë gjyqësore ka konsumuar edhe veprën penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” pasi ka përcjellë të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion e ka disponuar për shkak të punës si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit të akuzuarit nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar që të familjarët e të pandehurit të takoheshin me prokurorët.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?
27 Dhjetor, 17:55
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erjon Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16
-
Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…
27 Dhjetor, 12:05
Gjith opgj jan sekserat e ptokurorve e gjyqtarve, 1000%
PërgjigjuDo bejme lufte kundra korrupsionit de more de Por oktapidet e krimit dhe korrupsionit salih e meta si denoni dote
PërgjigjuÇfare jane keto prralla? Me 50 000 lek prokurori dhe sekseri i tij (oficeri pol.gjygj)kur nuk kane leter higjenike fshijne menderen
Përgjigju