Korrupsioni, AK: Shqipëria
nuk bëhet me këtë klasë politike

Korrupsioni, AK: Shqipëria<br />nuk bëhet me këtë klasë politike
TIRANE- Aleanca KuqeZi shpreh shqetësimin për e publikimin e indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2011 nga organizata më e madhe botëtore për luftën kundër korrupsionit Trasnparency Internatinal. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Aleanca Kuq e Zi reagon ashpër dhe më forcë ndaj kësaj situate "skandaloze në të cilën ndodhet shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës".

Këtë vit Shqipëria u rendit 8 vende më poshtë në krahasim me vitin 2010 në renditjen botëtore të klasifikuar nga Transparency International.

“Sot është një nga momentet më të errëta të historisë politike të shtetit Shqiptar i cili pas 99 vjet pavarësi ka mbetur i 99-ti në nivelin e korrupsionit. Është e papranueshme që pas 99 vjet pavarësi klasa politike të na lërë të 99-tët duke na barazuar dhe renditur përkrah shteteve si India, Kiribati, Tonga dhe Sëaziland. “ – thekson Aleanca.

“Viti 2011 padyshim që është një faqe e zezë e historisë politike shqiptare pasi ka rreshtuar Tiranën dhe Prishtinën zytare dy të fundit të Evropës në llumin e korrupsionit politik sipas raportit të sotëm të Transperency International, si dhe dy të fundit në Evropë në procesin e integrimit në BE, kjo sipas progressraportit të Komisionit Evropian. “

Aleanca KuqeZi në emër të shqiptarëve deklaron se "Shqiperia nuk mund të bëhet me kete klasë politike të korruptuar, dhe se ne premtojmë një Shqipëri tjetër, jo të nëntëdhjetëenëntëve të cilat I bënë të 99-ta Shqipërisë duke e lëne të 99-tën në renditjet botetore."

Aleanca KuqeZi deklaron se do të beje partneritet vetëm me Brukselin për plotesimin e 12 rekomandimeve të kërkuar dhe arritjen me çdo kusht të anëtarësimit të shqiptarëve në BE

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr