Rasti i Rektorit të Universitetit Shtetëror të Durrësit, i shkarkuar pse linçonte nga inati Dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike(ky i fundit e kishte denoncuar për abuzime me tenderat dhe nepotizëm), për fat të keq, nuk është i vetmi në arsimin tonë publik.
E gjithë ngrehina e tij, nga shkollat nëndëvjeçare, tek gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale, për të shkuar tek universitetet publike, është e mbushur me korrupsion dhe emërime nepotike. Korrupsioni nis nga mësuesit e shkollave nëndëvjeçare dhe të mesme, që janë “të lodhur” në orën e mësimit në shkollën publike ku marrin rrogën, dhe qëllimisht nuk u përgjigjen pyetjeve të nxënësve që kërkojnë sqarime për mësimin e ri.
Në këtë mënyrë rrisin presionin dhe detyrojnë prindërit të paguajnë po ata mësues për mësime private për fëmijët e tyre, që t’u ngrenë notën! Vijon me “bursën” e ndyrë të parave që prindërit dhe vetë studentët paguajnë për provimet nëpër fakultete. Për të kulmuar me diplomat dhe vërtetimet false të notave. Mes studentëve, dihet edhe se cila është “vlera e aksioneve” të secilit pedagog që pranon para për të të kaluar.
Cili pedagog është “i shtrenjtë” dhe cili mjaftohet edhe me 50 mijë apo 100 mijë lekë të vjetra për provim. I gjithë ky batak nuk ka filluar tani, por është mbushur gradualisht në këto 25 vite tranzicion, me korrupsionin, abuzimin dhe nepotizmin që stërhollohen e “mjeshtërohen” gjithnjë e më shumë.
Në shkollat nëndëvjeçare dhe të mesme, për vetë sasinë e tyre të madhe, është e vështirë që Ministria e Arsimit të dërgojë inspektorë e kontrolle në vijimësi, pse nuk e ka as një të njëzetën e inspektorëve që duhen, për të mos folur për shpenzimet e udhëtimeve që nuk mund të përballohen. Por kjo ministri mund të veprojë duke forcuar këshillat e prindërve në këto shkolla.
Prindërit, për natyrën ende të varur të fëmijëve të vegjël të klasave fillore dhe të adoleshentëve në klasat e larta të shkollave nëndëvjeçare dhe në shkollat e mesme, janë shumë të interesuar të kontribuojnë. Mund të ketë edhe teprime, por Ministria e Arsimit vetëm mirë do të ketë, nëse i rrit kompetencat dhe statusin e këshillit të prindërve të klasës.
Ky këshill mund të kontrollojë edhe mbarvajtjen e mësimdhënies në disa drejtime të kufizuara, si p.sh. kushtet e mbajtjes së mësimit, por mund të lejohet të japë opinion edhe për sjelljen e mësuesve. Këto lloj këshillash kanë statuse të gjera dhe kompetenca në shumë vende të Evropës së zhvilluar dhe nuk ka pse të mos provohet kjo qasje edhe tek ne, përderisa në vendet nordike, Zvicër, por dhe në Itali, Spanjë, Francë, etj., këshillat e prindërve me të drejta të zgjeruara kanë dhënë shumë rezultat.
Ministrisë sonë të Arsimit do t’i shtoheshin kësisoj “inspektorë” të tjerë jo-formalë, shumë të interesuar për cilësinë e mësimdhënies tek fëmijët e tyre. Do të pakësohej realisht korrupsioni dhe abuzimi tek shkollat nëndëvjeçare e të mesme, pse sytë vëzhgues mbi pedagogët do të ishin dhjetëfishuar. Ndërsa arsimi i lartë publik nuk mund të lihet kështu, në mëshirën e fatit, i fundosur mes “bursave” të provimeve.
Për shkollat e larta publike të vendit, Ministrisë së Arsimit i mjaftojnë inspektorët dhe mbikqyrësit me pagë dhe këta duhet të kryejnë punën e tyre me urgjencë dhe me kontrolle jo më rutinë, por të befasishme, si ai i vetë Ministres Nikolla që gjeti Dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike të Universitetit publik të Durrësit në gjendje gjysëm-burgimi në një mini-zyrë në katin e shtatë të universitetit.
Kur kontrollet e befasishme i kryen vetë Ministrja, nuk ka pse të mos i bëjnë dhe madje shumë shpesh, edhe vetë inspektorët e shumtë të Ministrisë, që marrin rrogën për këtë punë. I gjithë sistemi i kalbur i arsimit të lartë publik tek ne, që vegjeton i ndarë në parcela pashallarësh, me pretekstin e autonomisë akademike, mund dhe duhet bërë objekt i dëgjesave publike të komisionit përkatës për arsimin të Kuvendit të Shqipërisë, pse janë të shumtë pedagogët e revoltuar dhe të izoluar, si dhe studentët kurajozë, të gatshëm të denoncojnë të palarat e “pashallarëve”.
Duhet të ndodhin këto lëvizje, që kurajo apo nisma vetjake e Ministres të mos i ngjajë një dallëndysheje të izoluar në llumin e korrupsionit e nepotizmit të arsimit tonë publik.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com