I pyetur nga përfaqësuesi ndërkombëtar se nëse zgjidhet drejtues si do të zgjedhë cështjet për dosjet që do të hetojnë prokurorët, ai tha se do të jetë me short të ndarë në dy grupe, sipas specializimit, krimit dhe korrupsionit."Unë kam paraqitur mënyrën si do të bëhet. Duhet të dalë një udhëzim për shpërndarjen e cështjeve, ku kriteri kryesor duhet të jetë transparenca, shpërndarja e barabartë dhe sipas specializimit të prokurorëve. Cështjet e korrupsionit kam menduar ti shortoj mes grupit të prokurorëve që hetojnë korrupsion, për krimin të grupit të prokurorëve që hetojnë krimin. Unë kam detyrë të jem një roje si i përmbushin detyrim prokurorët, por të respektoj pavarësinë e prokurorëve, që është e garantuar në kushtetutë dhe ligj. Drejtuesi mund të ndërhyjë, sipas ligjit, por jo detyruese. Nuk mund të bëjë gjithmonë rojen, mund të shfrytëzojë mekanizimin e kërkimit të informacionit" tha ai.
Lajmi kryesor:
Tre kandidatët për kreun e SPAK në pyetje para KLP-së: BKH, mushkëria jonë! Agresiv me krimin e korrupsionin te zyrtarët e lartë, shpejt rezultatet (VIDEO)











