Qeveria dixhitale që reklamon kryeministri Berisha është e fundit në Europë dhe nga të fundit në botë përsa i përket transparencës me publikun. Vlerësimi Botëror i së Drejtës së Informimit për vititn 2011 e ka rënditur Shqipërinë në vendin e 81 nga 89 vende që ka analizuar. Sërbia dhe Kroacia janë shumë më mirë se ne. Madje edhe Kosova është përpara nesh në këtë fushë.
Të dhënat e mësipërme u publikuan këtë javë në Tiranë në një tryezë të rrumbullakët të shoqërisë civile, e cila kishte në fokus zbatimin e Ligjit mbi të Drejtën e Informimit dhe nevojën e ndryshimit të tij. Ky Ligj ka më shumë se dhjetë vjet që ka hyrë në fuqi. Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka bërë hapa të konsiderushëm përpara për futjen në përdorim të teknologjisë moderne të informimit. Në pamje të jashtme ky lloj revolucioni teknologjik do të duhej t’i kishte dhënë një shtytje të fuqishme zbatimit të Ligjit në kuptimin që informacioni i kërkuar nga media apo qytetarët e ndryshëm të merrej në një kohë rekord me postë elektronike. Realisht ka ndodhur e kundërta. Në kuptimin për të cilin është bërë- piksëpari për të detyruar institucionet publike t’u japin qytetarëve atë informacion të paklasifikuar që nuk e gjejnë të publikuar gjëkundi-ligji është bërë pothujse i papërdorshëm. “Informim” ka shumë, por dijeni ka më pak. Ky është kurthi i madh që i është ngrehur së drejtës së publikut shqiptar për trasparencë. Qeveria i bombardon qytetarët orë e çast me lajme propagandistike, duke konfonduar trasparencën me propagandën. Por kush kërkon të informohet për vendime të Këshillit të Ministrave që nuk i ka parë në fletoren zyrtare apo për udhëzime ministrash e të dhëna të tjera që ka të drejtë ligjore t’i ketë, duhet të përgatitet për një odise të gjatë, pa mbërritje në Itakë, në të shumtën e herës. Studimet dhe monitorimet e shumta të organizatave të shoqërisë civile kanë treguar se zbatimi i Ligjit për Informimin është më keq se zbatimi i Ligjit që ndalon pirjen e duhanit në vende publike. Një projekt i Trasparency Internacional ka monitoruar vitin e kaluar nëntëmbëdhjetë institucione, kryesisht qendrore të ekzekutivit, dhe ka kontstatuar se 58 përqind e kërkesave për informacion nuk kanë marrë përgjigje fare. Një tjetër monitorim nga Instituti i Mediave ka treguar se edhe kur janë dhënë përgjigje, me shumë se gjysma kanë qenë të pjesshme, sa për të kaluar radhën. Thyerja e afatit 40 ditor për kthim përgjigjeje, që në vetvete është absurd, është bërë rrugë.
Problemi është madhor. E drejta për informim dhe traparenca janë principe që bëjnë diferencën e demokracisë me diktaturën apo regjimet hibride. Disa opinionistë mendojnë se gjendja e krijuar është pasojë e kulturës parademokratike në vend. Për inerci të kësaj kulture, zyrtarët e sotëm kanë vështirësi të mësohen me idenë se zotëruesi i informacionit që ata kanë nëpër duar është mbarë publiku. Disa të tjerë e venë theksin te defektet e vetë Ligjit që le hapësira për spekullim dhe mbyllje të zyrtarëve. Nuk ka dyshim se problemi është edhe kulturor. Nuk ka dyshim gjithashtu se Ligji ka nevojë për amendime. Por shkaku themelor i gjendjes është moszbatimi i tij i vullnetshëm. Qeveria, bashkitë dhe institucionet e tjera fshehin sepse kanë vetëdijën se ajo që kanë bërë është e tillë që nuk duhet të merret vesh as nga publiku i gjerë, as nga personi i interesuar. Rasti më i fundit i skupit që ka shpërthyer në disa media dhe fillimisht në shqiptarja.com, pastaj në gazetën “Zëri” të Kosovës, e mandej te mediat e tjera për tenderin e linjës 400 kilovolt të interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri është nga më tipiket e shmagies së qeverisë dhe kryeminsitrit nga parimi i trasparencës me subjektet e interesuara dhe me publikun. Kryeministri e ka ngatërruar edhe më keq lëmshin në daljen e djeshme, duke spërkatur me akuzat e tij pa doganë edhe bankën gjermane KFW, që është ofruar për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. E vërteta për pikat e errëta të kësaj afere, po del në dritë falë betejës së shtypit dhe jo falë vullnetit të qeverisë. Përkudrazi. Qeveria vazhdon ta tërheqë litarin nga terri informativ. Por nuk do t’ja dalë.
Mbyllja “duke u hapur” është ironia që i rezervon qeveria e sotme publikut shqiptar për çështjet madhore të financimeve, borxhit, të ardhurave, pronave, ndotjes, plehrave, kontrollit të territorit, e të tjera. Prandaj jemi në fund edhe në një fushë ku s’duhej të ishim në fund. Jemi të fundit për trasparencën, sepse jemi të parët për korrupsionin. Ky është shpjegimi. Ndryshimi i Ligjit është një mundësi për nxjerrjen me hosten të trasparencës nga tuneli. Por zgjidhja e vertetë, apo automatizimi i trasparencës varet akoma nga vullneti politik i atyre që zgjidhen. Domethënë, varet nga zgjedhësit në analizë të fundit.
/Shqiptarja.com