TIRANË - Një apartament në një pallat 9-katësh në zonën e Komunës së Parisit është përfshirë nga flakët këtë të dielë.

Zjarri përfshiu katin e shtatë të pallatit, motivet e të cilit mbeten ende të paqarta.

Forcat zjarrfikëse lokalizuan përhapjen e flakëve duke bërë të mundur shuarjen e tyre dhe shmangien e rrezikut për apartamentet e tjera.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi në banesë nuk ndodhej njeri në momentin e rënies së zjarrit.