Procesi ndaj ish-prokurorit të Krujës, Haxhi Giu do të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.
Ka qenë ky vendimi i Krimeve të Rënda këtë të premte, që ka pranuar kërkesën e Giut për gjykim të shkurtuar për të zgjidhur çështjen në gjendjen në të cilën ndodhen aktet e gjykimit.
Veç Giut, me këtë procedurë do të gjykohet dhe Aleks Shpori i prangosur së bashku me prokurorin për akuzën e korrupsionit.
Giu nuk ishte i pranishëm në seancë pasi ndodhet i shtruar në spitalin e burgut ku pritet që në përfundim të ekspertizës mjekoligjore të vendoset nëse ai do të gjykohet me masën arrest me burg apo detyrim praqitje.
Reaksia Online
/Shqiptarja.com