Gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea do të gjykohet me proces normal së bashku me bashkëhsortin e saj dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Ka qenë kolegji penal që këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e Andreas për tu gjykuar me proces të shkurtuar. Ndërsa përballë gjyqtares Andrea prokuroria ka kërkuar të dëshmojnë dhe dy kolegët e saj Artan Borci dhe Admir Thanza të cilët sipas hetimeve kanë qenë pjesë e treshes gjykues në procesin civil për pronësinë e pretenduar nga Ilia Cabiri dhe Eleni Lino.

Të tjerë dëshmitarë të kërkuar nga prokuroria dhe avokatët e palëve të pandehur janë dhe Etleva Stano notere, Adnan Bërdica ndihmës ligjorë në gjykatën e lartë, si dhe Matilda Dashi Sonela Dashi familjar të të pandehurit Petraq Dashi. Ndërsa me këmbëngulje nga avokatët e të pandehurve është kërkuar marrja si dëshmitar e Petrit Gjecaj oficerit të policisë gjyqësore i cili ka referuar i pari veprën penale të një akti korruptiv.

Kjo kërkesë e mbrojtjes është refuzuar nga prokuroria e cila ka kërkuar që ai të shmanget nga dhënia e dëshmisë oficeri. Kjo seancë është shtyrë për më 6 shkurt ora 11:00 aty ku do të administrohet dhe ekspertiza mjekoligjore e Ilia Cabirit pasi ky i fundit ka kërkuar lirim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gjyqtarja Andrea, bashkëshorti i saj dhe 4 të pandehurit u vunë nën akuzë pasi kundrejt 50 mijë eurove u ndikua tek gjyqtarja tashmë e pezulluar për të dhënë një vendim pronësia në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)