Korrupsioni/Gjyqtarja Andrea 'u
arratis' me traget nga Shqipëria 

Korrupsioni/Gjyqtarja Andrea 'u<br />arratis' me traget nga Shqipëria 
Gjyqtarja Majlinda Andrea rezulton se është arratisur nga Shqipëria me traget drejt Italisë 12 orë para se kolegët e saj të vendosnin për ti arrestuar të shoqërinë dhe ta pezullonin vetë gjyqtaren nga detyra.

Referuar sistemit TIMS, çifti i bashkëshortëve Andrea ka lënë Shqipërinë të premten nga pika e kalimit kufitar në Durrës ku me automjet duke marrë tragetin për në Bari ata kanë dalë nga vendi rreth orës 22:30 minuta.

Një ditë më pas gjykata e lartë ditën e shtunë do të dilte me vendim për masat e sigurisë ku caktoi për Odhise Andrean arrest me burg dhe për gjyqtaren Andrea Pezullim nga detyra. Kjo diferencë kohore dhe largimi nga Shqipëria sipas prokurorisë ka ngritur dyshime se ky operacion është dekonspiruar.

odise andrea
(Odise Andrea)

Por si u hetua gjyqtarja Andrea?
Fillimisht informacioni se gjyqtarja ishte përfshirë në një skemë korruptive ka mbërritur pranë krimeve të rënda. Menjëherë ky rast është përcjell për kompetencë prokurorisë së përgjithshme e cila ka autorizuar përgjimin dhe survejimin e gjyqtares, nga ku ka rezultuar i vërtet informacioni i marrë pranë krimeve.
Prej të martës në mëngjes të gjitha lëvizjet e gjyqtares dhe bashkëshortit të saj kanë qenë nën vëzhgimin e agjentëve të krimit ekonomik dhe antikorrupsionit dhe në këtë mënyrë është mundur të përpilohet roli i personave tashmë nën hetim dh takimet e tyre.

Sipas hetimeve rezulton se Petraq Dashi është një biznesmen nga qyteti i Fierit dhe ai ka patur njohje me bashkëshortin e gjyqtares Odhise Andrea. Dashi ka dalë garant tek Ilia Cabiri dhe Eleni Lino se me shumë prej 50 mijë euro ata do të kishin në favor të tyre vendimin e gjykatës së lartë.

Menjëherë pas një kontrate fiktive huazimi Cabiri dhe Lino i japin paratë Dashit dhe ky i fundit ja dorëzon bashkëshortit të gjyqtares. Pas dorëzimit të shumës gjithcka është konkretizuar sipas marveshjes midis palëve dhe përfaqësuesit e familjeve të pronarëve nga Saranda kanë marrë vendimin për të fituar pronën në emër të tyre, Dashi dhe çiftin Andrea kanë marrë paratë.

Aktualisht në TIMS është vendosur bllokimi i lëvizjes së çiftit Andrea dhe në rast të paraqitjes në kufirin Shqiptar ata do të ndalohen për llogari të drejtësisë dhe hetimit të nisur për korrupsion ndaj tyre.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)