Korrupsioni i gjyqtares, Gjykata lë
në burg Petraq Dashin e Ilir Çabirin

Korrupsioni i gjyqtares, Gjykata lë<br />në burg Petraq Dashin e Ilir Çabirin
Petraq Dashi dhe Ilia Cabiri personi që shihni në këtë foto në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë për korrupsionin e pronave ku është përfshirë dhe gjyqtarja e gjykatës së lartë Majlinda Andrea.

i semuri
(Ilia Cabiri i akuzuari se i dha rryshfet gjyqtares)

Ndërkohë masë sigurie arrest në shtëpi gjykata vendosi për Eleni Lino trashëgimtaren që më 12 korrik me vendimin e gjykatës së lartë fitoi pronësinë mbi truallin në zonën e Butrintit.

Masat e dhëna të shtunën u konfirmuan këtë të hënë nga trupa gjyqësore e përbërë nga Xhezahir Zaganjori kreu i kësaj gjykate dhe anëtarët Andi Celiku, Edmond Islmaj, Mirela Fana dhe Guxim Zenelaj.

Vetë gjyqtarja e pezulluar nga detyra prej kolegëve të saj nuk u paraqit për masë në gjykatë pasi procedurialisht masa e saj është bërë aktive duke e pezulluar nga detyra.

Referuar sistemit tims rezulton se gjyqtarja Andrea është kthyer këtë të hënë nga Italia në ora 9:00 po në ndryshim nga udhëtimi i të premtes kur u largua me bashkëshortin në kërkim Odhise Andrea, ajo është kthyer e vetme.

Pas kthimit gjyqtarja Andrea do të pyetet nga prokurorët në lidhje me hetimet dhe me arsyen se përse ajo u largua nga Shqipëria.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan