(Sekseri Petraq Dashi)
Petraq Dashi, nga qyteti i Fierit, rezulton se në dosjen e korrupsionit për pronat në të cilën është përfshirë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka pasur rolin e sekserit. Sipas Prokurorisë, njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos
Personi që shihni në këtë foto është Petraq Dashi nga qyteti i Fierit i cili rezulton se në dosjen e korrupsioni për pronat në të cilën është përfshirë gjyqtarja e lartë Majlinda Andrea ka patur rolin e sekserit.
Sipas prokurorisë njohja e Dashit me bashkëshortin e gjyqtares ka bërë të mundur shkëmbimin e parave dhe ndërhyrjen për dhënien e drejtësisë në favor të Ilia Cabirit dhe Eleni Linos.
(Ilia Cabiri personi që korruptoi gjyqtaren në këmbim të vendimit)
(Sekseri Petraq Dashi)
(Eleni Lino)
Ilia Cabiri është personi që ka dorëzuar 50 mijë euro tek Odhise Andrea bashkëshorti i gjyqtares. Cabiri, Dashi dhe Eleni Lino do të dalin para gjykatës këtë të hënë për tu njohur me masat e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj tyre në mungesë.
Në mungesë pritet që masa e sigurisë të vlersohet për Odhise Andrean bashkëshortin e gjyqtares tashmë të pezulluar nga kolegët e saj për dyshimet se është përfshirë në korrupsion.
Ndërkohë për gjyqtaren Andrea nuk do të ketë asnjë proces vlersimi mase pasi tashmë pezullimi i saj nga detyra ka hyrë në fuqi menjëherë dhe për këtë rast është vënë në dijeni Presidenti i Republikës dhe Parlamenti.
Si u arratis çifti Andrea?
Për zbardhjen e përfshirjes në korrupsion të pesë shtetasve të mësipër prokuroria ka patur në përgjim 10 numra telefoni mes tyre dhe të bashkëshortit të gjyqtares.
Nga këto përgjime bënë me dije burime nga grupi hetimorë rezulton se fillimisht cmimi që duhej paguar për të marrë në favor vendimin e gjykatës ishte 60 mijë euro .
Por ky çmim i është dukur shtrenjtë Cabirit dhe i ka kërkuar Dashit të negociojë me Odhise Andrean dhe kanë arritur si përfundim në vlerën 50 mijë euro.
48 orë pas arratisjes me target drejt italisë në sistemin tims rezulton se cifti Andrea ndodhet jashtë shqipërisë dhe nuk janë kthyer dhe telefonat e tyre janë të fikur pasi oficerët e policisë kanë tentuar disa herë të lidhen për ti kërkuara paraqitjen në polici.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com