Korrupsioni, ish-drejtori i Shën
Kollit rrezikon burgun

Korrupsioni, ish-drejtori i Shën<br />Kollit rrezikon burgun
LEZHE - Prokuroria e Lezhës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për Valentin Miri, ish-drejtorin e burgut të Shën Kollit në Lezhë. Miri akuzohet se ka kryer tre vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Këto akuza ish-kreu i burgut i ka konsumuar duke bërë pazare në telefon me të dënuarit për të dhënë leje shpërblyese ose për t’i transferuar ata nga një burg në tjetrin. Miri ka lejuar që personat e dënuar të mbanin telefona në dhomë që të kishin mundësi të komunikonin me të. Gjithashtu ai akuzohet se i ka dhënë leje shpërblyese të dënuarve për vrasje kundrejt shumave të ndryshme parash.

Nga materialet e referuara nga SHKB e burgjeve, 39-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin në lidhje me dhënien leje të veçanta dhe leje shpërblyese për disa të dënuar si dhe në lidhje me lejimin e të burgosurve që të mbajnë mjete të ndaluara në qelinë e tyre. Nga hetimet ka rezultuar se Valentin Miri me vendimin e datës 22 dhjetor 2012, i ka dhënë leje të veçantë të burgosurit Rasim Rapaj. Leja për këtë të dënuar është dhënë me arsyen se ai do të martonte të bijën Sh. Rapaj. Mirëpo në praktikën e dokumenteve të kësaj leje mungon akti i “Shpalljes së Martesës” si dhe dokumente kryesore mbi bazën e të cilave, jepet leja e veçantë.

Nga hetimet është zbuluar se Miri komunikon në mënyrë të vazhdueshme me Kastriot Kolën, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje. Gjithashtu ka rezultuar se ish-drejtori i burgut, ka kryer telefonata edhe me një tjetër të dënuar, i cili pas daljes me leje, interesohej për të nxjerrë edhe shokun e dhomës, për të cilin ka ofruar 20 mijë lekë. Edhe këtë leje, Miri e ka dhënë, pavarësisht se i dënuari ishte me masë ndëshkimore brenda burgut.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!

Gjermania dhe Franca të shqetësuara, Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta!