Faleminderit, David.
Mirëmëngjes të gjithëve. Dëshiroj të falendëroj Drejtorin e Muzeut për mikpritjen, Ministren Nikolla për pjesëmarrjen, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Sikurse tha David, ne jemi këtu duke u përpjekur për të theksuar sëmundjen që ndikon cilindo në Shqipëri, të njohur si korrupsioni dhe për të vlerësuar përpjekjet e këtyre të rinjve të mrekullueshëm nënxjerrjen në pah të këtij problemi. Sikurse mund ta shihni, puna artistike paraqet talente nga i gjithe vendi, është e gjitha shumë mbresëlënse dhe dëshiroj t’ju përgëzoj të gjithëve; jo vetëm ata që u vlerësuan si fitues, portë gjithëve për pjesëmarrjen.
Mbajtja e kësaj ekspozite ështënë vendin e duhur këtu në Muzeun Historik pasi të gjithëe dinë që ky muzedemonstron se si shqiptarët gjatë shekujve kanë kapërcyer pengesat për të përbushur potencialin e tyre për të arritur këtu ku janë sot. Dhe tani, ndoshta sfida më e ngutshme, pengesa më e vështirë, që e pengon Shqipërinë nga përmbushja e pontencialit të plotë të saj është korrupsioni dhe informaliteti që ekziston anembanë shoqërisë. Sikurse e tregojnë shumë qartë këta postera, është shumë e qartë për të gjithë shqiptarët se sa serioz është ky problem dhe se si po e mban pas vendin.
Le të mendojmë për njëçast, dhe ju të gjithë e keni dëgjuar këtë më parë, por korrupsioni lëndon, minon shtetin ligjor, dëmton demokracinë dhe është thjesht një vjedhje, është një vjedhje nga duart e punës së madhe të qytetarëve shqiptarë. Korrupsioni shtrembëron drejtësinë, rrit kostot dhe rezulton në shpërndarje të padrejtë të përfitimeve, shkurajon investimet e huaja, u ndërron drejtimin parave për qëllime publike, shkatërron besimin tek qeveria, sfidon demokracinë, vendos persona tërësisht të pakualifikuar në pozita pushteti dhe pasuron njerëzit që janë të pandershëm në kurriz të të ndershmëve dhe atyre që kanë integritet.
Kjo është e gabuar.Dhe duhet t’ju bëjë të gjithëve t’ju vijë për të vjellë. Duhet t’ju dhembë fizikisht kur mendoni për atë që ky fenomen po i bën vendit tuaj. Ndaj pyetja është: si mund ta inkurajojmë të gjithë procesin e ndryshimit? Si të nisim ndryshimin e mentaliteteve?Çfarë mund të bëjmë për të sjellë përparim në luftën kundër korrupsionit?Sigurisht një qasje themelore është zbatimi i ligjit, përdorimi i gjykatave, përdorimi i prokurorëve, përdorimi i hetuesve, dhe për këtë ndihem i inkurajuar që Prokurori i Përgjithshëm është këtu sot.
Mendoj që nuk duhet të kemi iluzione.Njëri prej frenuesve themelorë në përparimin kundër korrupsionitështë korrupsioni në sistemin gjyqësor.Dhe më dhembta këtë, por pas tri vitesh përvojë këtu, është vlerësimi im, dhe vlerësimi i Shteteve të Bashkuara, që hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave, gjykatësit në vendet e tyre në gjykata.Dhe nuk them që secili është i korruptuar, e vërteta është larg kësaj, ka shumë gjykatës të shkëlqyer, por sektori gjyqësor, gjykatësit, të cilët janë aty për të vënë në zbatim ligjin, janë hallka më e dobët në sistemin gjyqësor.
Një mekanizëm tjetër për t’u provuar për të luftuar korrusponin është përmes proceseve më transparente dhe mënyrave përmes të cilave qeveria zhvillon punën e saj në mënyrë që të shkurajojë korrupsonin.Përgëzojmë përpjekjet e qeverisë për të bërë më shumë në këtë sektor dhe vetëm shpresojmë që kjo të mund të vazhdojë. Dhe një pikë e tretë që dua të përmend vetëm për një minutë, është mënyra se si merren vendimet dhe për strukturën financiare në këtë vend.
Kur vizitova dhe pashë këto postera më goditën. Ka shumë imagjinatë, krijueshmëri, por shumë prej tyre tregojnë njerëz që marrin para, njerëz që marrin rryshfet, dhe qartazi kjo është ajo që të gjithë ju ndjeni dhe përjetoni, fatkeqësisht, çdo ditë. Por ajo që e gjeta me të vërtetë shqetësuese, dhe mendoj që të gjithë ju duhet të shqetësoheni nga kjo gjithashtu, ështështrirja e informalitetit që ekziston në Shqipëri, në sektorin ekonomik dhe të biznesit.Informaliteti.Nuk është thjesht të paguarit e rryshfetit tek zyrtarët, është mungesa e llogaridhënies. Jo të gjithë, jo të gjithë ju jeni persona që merreni me biznes, por jam i sigurtë se të gjithë ju i kuptoni konceptet bazë: asete, detyrime, të ardhura, shpenzime, fatura, llogari, të gjitha këto gjëra,këto janë struktura formale të hartuara për të zvogëluar informalitetin. Dhe ndonjëherë vras mendjen: fjalët për faturë ose kupon ose asete, a ekzistojnë ato madje në fjalorin shqiptar? Kaq shumë bëhet në mënyrë informale dhe kjo lëndon të gjithë vendin, dhe ky qëndrim, kjo sjellje duhet të ndryshojë. Dhe kjo nis me ju. Nuk janë vetëm politikanët, nuk janë vetëm gjykatësit e korruptuar, nuk janëvetëm policët në rrugë, jeni ju. Ju duhet të nisni të ndryshoni atë mentalitet.
Ju kërkoj ndjesë që po flas kaq shumë dhe po shpenzoj kaq shumë kohë për këtë, por kjo është diçka që shqiptarët duhet ta dallojnë si një problem shumë më të madh sesandoshta iu duket. Dhe këtu mendoj se ka një problem.Unë kam qenë këtu për tri vite.Një gjë që më ka lënë shumë mbresë për shqiptarët është bujaria e tyre.Dhe zemërgjerësia e tyre, njerëzit janë gjithmonë të gatshëm të të ofrojnë gjithmonë një kafe apo diçka të tillë.Për shkak se janë bujarë, ata duan të jenë mikpritës. Por sfida është se kur mbaron kjo bujari dhe zemër e mirë dhe kur nis zhvillimi i biznesit në një mënyrë më të saktë dhe zyrtare? Është një gjë të thuash “po e paguaj unë kafen.” Dhe është diçka tjetër të thuash: “E di, ju po shpenzoni shumë energji elektrike, por s’keni pse ta paguani, veçanërisht nëse votoni për partinë time.” Ose, nëse supozohet që të paguheni në këtë ditë dhe punëdhënësi ju thotë, “e dini, e di që duhet t’ju paguaj, por s’ka problem. Thjesht bëj sitë bësh për pak kohë dhe do t’ju paguajmë pak më vonë, kur të ardhurat të jenë pak më të mira.” Kjo është e gabuar.Kjo nuk është periudha e Ali Pashës kur shkëmbimet bëheshin në këtë mënyrë nga njerëzit.Është koha për t’u futur në Bashkimin Europian; ju duhet të mendoni si vend, dhe si komb, dhe si njerëz, që po lëvizin drejt një periudhe moderne. Vjedhja e energjisë elektrike, paaftësia e njerëzve përgjegjës për të mbledhur paratë për energjinë elektrike… sa nga ju zotërojnë një telefon celular? Të gjithë, apo jo? Nëse ju nuk paguani faturën, çfarë ndodh?Iu ndërpritet. Është kaq e thjeshtë. I njëjti parim duhet të zbatohet për diçka kaq të thjeshtë si uji dhe energjia elektrike. Përse është kaq e vështirë? Nuk duhet të jetë kështu, nëse ndryshimi i mentalitetitnis me ju.
Kështu do të kthehem sërish tek konkursi i posterave, tani. Qëllimi i këtij konkursi posterash është të rrisë ndërgjegjësimin, t’i bëjë njerëzit entuziastë, dhe të zëmëruar, dhe të shqetësuar. Pasi vetëm kur të gjithë ne, të gjithë ju, ta kuptoni se gjërat duhet të ndryshojnë, dhe prandaj mendoj se ky konkurs ka qenë një mënyrë e shkëlqyer për tëtrazuar opinionin publik. Dhe jam i lumtur që kemi këtu Z. Llalla dhe Ministren Nikolla, pasi ata përfaqësojnëdy organizata të ndryshme. Dhe drejtimi i tyre, udhëheqja e tyre, duke ndikuar sistemin gjyqësor, duke ndikuar zemrat dhe mendjet e të rinjve, është shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Dhe sigurisht, brenda sistemit arsimor, dua të falenderoj mësuesit, drejtorët e shkollave, të tjerët që kanë inkurajuar nxënësit dhe që bënë të mundur këtë konkurs.
Nëpërfundim, dua të vlerësoj të katër gjyqtarët që vendosën se cili poster ishte më i miri.Nuk i kam zili, pasi mendoj që të gjithë kanë qenë të shkëlqyer.Nuk e di nëse janë me ne sot, por ata janë Inesa Hila nga Transparency International, Melsi Labi,Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Anila Leka nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe Z. Artan Shabani, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.Faleminderit shumë.
Komenti im përfundimtar, në mënyrë që ju ta dini, është se kjo është vetëm një pjesë e një fushate më të gjerë për ndërgjegjësimin publik kundër korrupsionit.Kjo fushatë ka përfshirë jo vetëm shkollat e mesme, por edhe universitetet; ajo ka përfshirë kartolina promocionale, byzylykë, është njëreklamë për informim publik që ndoshta e keni parë – unë e kam parë në të gjithë stacionet televizive – dhe dëshiroj të falenderoj televizionet për këtë. Dhe këto të gjitha janë prodhuar në bashkëpunim me Fondacionin EDS.Por, nuk mbaron këtu; ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Posterat që do të vlerësohen sot, do t’i botojmë në gazeta të ndryshme, do t’i vendosim në faqen tonë në Facebook, do t’u japim sa më shumë publicitet që të jetë e mundur.
Prandaj faleminderit të gjithëve që më dëgjuat, që u zemëruam së bashku, dhe vendosëm të bëjmë diçka.
Mendoj që të gjithë ju e njihni Xhejms Bejker, që është një Sekretar Shteti shumë i njohur.Ai ka folur këtu pranë përpara dhjetëra mijëra personave.Ai përdorte një shprehje të famshme: “në politikë, veçanërisht, mos u zemëro; tregoji vendin.” Mendoj se kur vjen fjala tek korrupsioni duhet të jetë: “Zemërohu. Bëj diçka për të.”
Faleminderit shumë!
*Fjala e Ambasadorit të ShBA Alexander A. Arvizu në Aktivitetin e OPDAT me Posterat kundër Korrupsionit
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com