Korrupsioni, Mercedes Benz
anulon kontratën me Kosovën

Korrupsioni, Mercedes Benz<br />anulon kontratën me Kosovën
Mercedes Benz ka anuluar kontratën për ti shitur automjete qeverisë së Kosovës nëpërmjet kontraktuesve vendorë, duke cituar korrupsionin e përhapur në vend. “Tani, nëse qeveria dëshiron të marrë automjete duhet të negociojë drejtpërdrejtë me prodhuesin në Gjermani” thuhet nga Mercedes Benz.

Vendimi ka nxitur një debat që ka kohë që prek vendin, që mban një reputacion tepër të dëmtuar, edhe për arsyen se vendi më i varfër në Europë e ka apo jo të nevojshme të blejë makina luksi.

Kontraktuesit në Kosovë të Mercedes Benz, si DTBH Gmbh, e mohojnë vërtetësinë e raportit të mediave dhe u shprehën se do vazhdojnë ti shesin automjete institucionve dhe personave individual.

Por prodhuesi gjerman ia ka konfirmuar vendimin të përditshmes SETimes.

“Ne vendosëm të bënim biznes me institucionet qeveritare... vetëm nëpërmjet transaksioneve direkte në disa vende të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Kosovën” tha West von Vellberg, menaxheri për Daimler AG Comunications.

Këtë vit qeveria hoqi mënjanë një shifër prej 3 milion euro për të blerë automjete. Një vendim ky në kundërshtim me premtimet e kryeministrit Thaci për të ulur shpenzimet për automjete.

Për 2011-ën Transparency International e listoi Kosovën në vend të 112 nga 183 vende në listën botërore të korrupsionit, duke rënë dy vende në krahasim me një vit më parë.

Shumë bloger dhe gazetarë shprehen se praktikë e zakonshme e qeverisë janë harxhimet dhe korrupsioni. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris