Korrupsioni në burgun 313/ GJKKO i kthen pas dosjen SPAK-ut për ish- drejtorin dhe bashkëpunëtorët: Hetimi i paplotë

Korrupsioni në burgun 313/ GJKKO i kthen pas dosjen SPAK-ut për ish- drejtorin dhe bashkëpunëtorët: Hetimi i paplotë

Me rreth Eduart Struga, ish- drejtori i burgut 313

TIRANË- Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion (GJKKO) i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit të kaluar.

Bashkë me të SPAK mori si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.

Në dokumentin e siguruar më herët nga Report Tv, theksohet se "I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”, Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me të pandehurit Ervin Kurtulla për t'ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës".

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues