Krimet e Rënda dhanë këtë të hënë masën për Kujtim Mirin, personi që u përgjua dhe filmua teksa në muajin maj në një lokal në Fushë Krujë mori para nga të afërm të Gentian Dodës. Ndërkohë para gjykatës prokurori Klodian Braho u shpreh se hetimet për këtë rast janë të hapura dhe do të ketë të tjerë persona të proceduar. Ndërkohë pritet që këtë javë të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të vendosur masën e pezullimit nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të procesit të nisur ndaj tij.
Miri do pyetet sot te Krimet e Rënda
Kujtim Miri ka qenë i pranishëm në gjykatë por nuk ka pranuar të flasë. Në orën 12:00 do pyetet për herë të parë te Krimet e Rënda, Kujtim Miri në prani të avokoatit të tij në lidhje me përfshirjen në veprën penale të korrupsionit, siç pretendon prokuroria se ka prova. Provat sipas organit të akuzës janë përgjimet e bisedave telefonike në burgun e Fushë Krujës, aty ku Gentjan Doda ka komunikuar me Alban Buçin i cili është një shtetas në kërkim dhe më pas në një lokal në Fushë Krujë, Kujtim Miri merr paratë me një zarf për llogari të gjyqtarit. E gjithë skena është filmuar dhe përbën provën e fortë të Prokurorisë kundër gjyqtarit të Apelit, Kujtim Miri.
d.c./shqiptarja.com












