TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme nis kontrollin në disa prokurori të rretheve kryesore për të parë nga afër punën e bërë prej tyre. Kontrolli bazohet në planin e ideuar nga vetë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
"Në ndihmesë të këtij kontrolli do të jetë edhe 6 prokurorë të rinj që do t’i shtohen Prokurorisë së Përgjithshme, sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë"- thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Kontrolli është në kuadër të prioritetit që kryeprokurori Llalla deklaroi me të marrë detyrën, atë të luftës kundër korrupsionit në radhët e prokurorisë.
Dje në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara Prokurori
i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se ka dyshime se krimi po korrupton agjencitë e hetimit, ndërsa ambasadori Arvizu u bëri thirrje politikanëve të mos përfitojnë
nga kriminelët.
"Problematikë e mprehtë që po has në ditët e para të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm, është fakti që pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal." - deklaroi Llalla.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com