Për çdo ndërmarrje publike apo private që ka mbi 50 punonjës, do të vendoset një spiun i cili do të hetojë në fshehtësi aferat korruptive. Përmes projektligjit “Për mbrojtjen e sinjalizuesit” të hartuar nga Ministria e Drejtësisë e që pritet t’i kalojë për miratim qeverisë, përcaktohen procedurat e informimit, denoncimit e më pas hetimit të aferave korruptive brenda ndërmarrjeve.