Korrupsioni, OSBE: Dënime
të ashpra, hiqni imunitetin
I pranishëm në një takim me studentë të fakultetit të Juridikut, së bashku me drejtorin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ambasadori i OSBE-së nënvizoi se “Duhet politikë e ashpër dënimesh për korrupsionin. Në Shqipëri pengesë mbetet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarët. “ Duhet reforma zgjedhore, dhe zgjidhni Avokatin e Popullit. Adriatik Llalla: Lufta e korrupsionit është e vështirë por jo e pamundur.
TIRANE- Ambasadori i
OSBE-së Eugen Wollfarth, deklaron se për të luftuar korrupsionin duhet një politikë më e ashpër dënimesh, duhen të adresohen shkaqet themelore të korrupsionit, më shumë transparencë dhe zbatim të ligjeve.
I pranishëm në një takim me studentë të fakultetit të Juridikut, së bashku me drejtorin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Adriatik Llalla ambasadori i OSBE-së nënvizoi se “Duhet politikë e ashpër dënimesh për korrupsionin. Në Shqipëri pengesë mbetet heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarët. “
Ambasadori i OSBE-së theksoi gjithashtu se “korrupsioni ndodh dhe nga mungesa e transparencës”, ndërsa “nuk ka pasur gjithmonë zbatim të ligjeve”.
Duke iu referuar raportit të Transparency Internacional Albania, konstatoi se nuk është bërë ende proges. “Korrupsion ka në të gjitha nivelet dhe në gjyqësor” theksoi Wollfarth. Ndërsa u ndal dhe tek puna e administratës e cila “duhet të jetë më etike dhe profesionale”.
“Mungesa e vullnetit pengoi zhvillinin” – tha më tej ambasadori i OSBE-së, por sipas tij në këtë luftë “Qeveria s’mund ta adresojë e vemte” dhe duhet dhe bashkëpunimi i shoqërisë civile dhe i medias.
Ambasadori i OSBE-së u shpreh gjithashtu se, duhet edhe një regjistër më bindës për vendimet e gjykatave, në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar dhe transparente. Sipas tij, duhet të adresohen qartë të gjitha shkaqet e korrupsionit, në mënyrë që lufta ndaj tij të jetë e efektshme.
Nga ana e tij kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Adriatik Llalla tha: “Lufta e korrupsionit është e vështirë por jo e pamundur “ dhe në këtë kuadër janë zbatuar strategji, si dhe ILDKP ka qenë më active në ndëshkimin e zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë.
Sa i takon situatës politike në vend Wollfarth u kërkoi palëve të bashkëpunojnë në Parlament për reformën zgjedhore si dhe për ligjet me 3/5. “ Situata e 21 janarit, kaloi. Jemi në kushtet ku parlamenti po funksionin. Bojkoti i kushtoi vendit 2 vjet. Parlamenti të punojë për ligjet me 3/5 dhe për reformën zgjedhore. Parlamenti duhet të votojë ligjet me 3/5, të punojë për reformën zgjedhore. Është me rëndësi edhe zgjedhja e Avokatit të Populli”, theksoi Wollfarth.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56