TIRANE - Policia ka prangosur një inspektor të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës nën akuzën e korrupsionit. Blutë kanë finalizuar një operacion të titulluar “Amnistia” në kuadër të të cilit, përveç 55-vjeçarit Hysen Qani Çibuku u arrestua edhe 24-vjeçari Erlind Idrizaj, ekonomist pranë një subjekti privat.
Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë kërkuar përfaqësuesit të një biznesi shumën prej 30 milionë lekësh (të vjetra), për të mundësuar faljen e një gjobe të vënë ndaj tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, thuhet në një njoftim të policisë.
Bëhet fjalë për një hetim intensiv, të shtrirë në një hark kohor prej mbi 5 muajsh, të strukturave të Sektorit kundër Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore task-forcë, që u finalizua rreth orës 14:45 të ditës së sotme në Tiranë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com