Rezulton se prej 21 nëntorit 2014 dosja e pronës së përfituesve Lino e Cabiri ka qëndruar në gjykatën e lartë në dhomë këshillimi. Kjo dosje mundi të marrë vendimin vetëm më dt.12 Korrik 2016 duke mos u pranuar rekursi i Drejtorisë Pyjore Sarandë dhe Komunës Ksamil të cilët kishin kundërshtuar pronësinë e Linos e Cabirit.

Këta dy shtetas të cilët i dhanë paratë sekserit Petraq Dashi rezultojnë se janë trashëgimtarët e Gjergjia Gjokës e cila ka kaluar në një sërë gjyqesh për të arritur deri në pronësinë e fituar me 50 mijë euro në gjykatën e lartë.

vendimi

Për zbardhjen e përfshirjes në korrupsion të pesë shtetasve të mësipër prokuroria ka pasur në përgjim 10 numra telefoni mes tyre dhe të bashkëshortit të gjyqtares. Nga këto përgjime bënë me dije burime nga grupi hetimorë rezulton se fillimisht cmimi që duhej paguar për të marrë në favor vendimin e gjykatës ishte 60 mijë euro .

Por ky çmim i është dukur shtrenjtë Cabirit dhe i ka kërkuar Dashit të negociojë me Odhise Andrean dhe kanë arritur si përfundim në vlerën 50 mijë euro.Pritet që në gjykatë, ku do të bëhet njohja e masës së sigurisë, të mësohen dëshmitë e tre të arrestuarve.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)