TIRANE- Pesë muaj para arrestimit të gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda,dy  palët e konfliktuara që zhvillonin gjyq me të, kanë zhvilluar disa gjyqe të tjera për përjashtimin e këtij gjyqtari, nga dosja që ai kishte në gjykim. Në fakt dy kërkesa për përjashtimin e Rasim Dodës i ka bërë shtetësja Gjinovefa Shehu, e cila kishte paditur subjektin “Kalaja”, lidhur me zgjidhjen e një kontratë sipërmarje. Këto kërkesa kishin marrë spunto pas një gjykimi të njëanshëm të gjyqtarit Doda, i cili kishte marrë disa vendime të ndërmjetme në favor të biznesmenit të kompanisë ndërtuese.

Të dyja kërkesat e depozituara në gjykatën e Sarandës janë rrëzuar nga gjykata e këtij rrethi, kjo pasi vetë pronari i subjektit “Kalaja”, biznesmeni Hasan Bushi, nëpërmjet avokatëve të tij ka kundërshtuar këto kërkesa, duke kërkuar rrëzimin e tyre.