Korrupsioni, TI: Shqipëria e
përmirësuar, ngjit 5 vende

Korrupsioni, TI: Shqipëria e<br />përmirësuar, ngjit 5 vende
Transparency International (TI) ka publikuar indeksin e perceptimit të korrupsionit, ku pozicioni i Shqipërisë paraqitet i përmirësuar krahasuar me një vit më parë. Sipas Transparency International, Shqipëria ngjit 5 vende, aktualisht ajo renditet e 83 nga 176 vendet me 39 pikë.

Mesatarja globale e pikëve është 43, ku vendet e vlerësuara me zero janë shumë të korruptuar dhe me 100 aspak të korruptuar.

Një vit më parë Shqipëria është renditur në vendin e 88 me 36 pikë dhe duke se ka një përmirësim te lehtë së bashku me Kosovën.
 
Në rajon, sipas indeksit, vendi më i korruptuar është Kosova, e 95-ta në renditje, Maqedonia e 90-a, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria janë me pikë të barabarta, të renditura në vendin e 83-të.

Të renditura më mirë nga vendet e rajonit janë Mali i Zi dhe Serbia.

Në indeksin e vitit 2016, shtete si Danimarka dhe Zelanda e Re kanë dalë të parat të ndjekura Finlanda dhe Suedia. Ndërsa në vendin e fundit renditen Somalia, e Sudani jugor.

Megjithatë të gjithë vendet e rajonit janë poshtë mesatares globale të indeksit të perceptimit të korrupsionit, që tregon korrupsionin endemik të sektorit publik në Ballkanin Perëndimor.

Në raport thuhet se në Europë nuk ka shumë ndryshime .

Sipas tij në Ballkanin Perëndimor ka ende probleme me zbatimin e ligjit ku politikanët kanë një ndikim të madh në të gjitha sferat publike duke qenë të lidhur me biznesmenë të pasur apo rrjete te krimit të organizuar.

(d.b/E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për të ndryshuar jetë