Korrupsioni, TIA: Niveli më i
lartë në gjyqësor dhe shëndetësi

Korrupsioni, TIA: Niveli më i<br />lartë në gjyqësor dhe shëndetësi
TIRANE- “Transparency International Albania” ka publikuar sot raportin “Barometri global i korrupsionit”. Sipas sondazhit të realizuar nga TIA, nivelin më i lartë i korrupsionit në Shqipëri shënohet në gjyqësor dhe në shëndetësisë. Raporti evidenton se masat e ndërmarra na qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit kanë qenë jo efektive, ndërkohë që kërkohet të luftohet ky fenomen.
 
Sipas TIA-s, “edhe pse 25 % e qytetarëve shqiptarë mendojnë se korrupsioni në vend është rritur, vetëm 51 % e popullsisë janë të prirur të denoncojnë rastet korruptive, pasi kanë besim të ulët tek institucionet”.
 
Edhe pse niveli i korrupsionit në vend është shqetësues, sipas raportit të “Transparency International Albania”, është ulur ritmi i rritjes së rasteve korruptive.
 
Një tjetër pikë ku ndalet sondazhi i realizuar nga TIA janë prtitë politike, ku pas publikimit të raportit rezulton se në 51 vende të botës, partitë shihen si institucion i korruptuar. Po kështu, sipas sondazhit edhe në Shqipëri partitë perceptohen si shumë të korruptuara nga qytetarët.
 
Në këtë sondazh të realizuar nga “Transparency International Albania” janë përfshirë 114 mijë persona në 107 vende.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes