Korruptoi gjyqtaren për të liruar
klientin e tij, arrestohet avokati

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Policinë e Shtetit me Sektorët përkatës në Drejtorinë Vendore Tiranë e Elbasan dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
 
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në koordinim me Sektoret për Hetimin e Korrupsionit në qendër, seksionet Tiranë e Elbasan dhe Drejtorine e forces se posacme operacioneve, me datë 31.01.2017, ka goditur 3 raste korrupsioni në sitemin e drejtesisë:
 
Pas një hetimi proaktiv prej 3 mujash, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, me datë 31.01.2016 është finalizuar operacioni "Drejtësia", me arrestimin e avokatit Gjin Marku, 52 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Fushë - Mamurras.
 
Arrestimi u bë me vendim gjykate në datë 31.01.2016. I lart përmenduri me veprime aktive ka kërkuar 3000 euro në mënyrë sistematike për ti paguar tek gjyqtari i çështjes gjyqësore penale, për të dhënë një pafajësi.
 
Vazhdojnë, hetimet për zbardhjen e të gjithë rrethanave dhe lidhjeve të tjera, për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,”Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 245/1, 319 e 319/ç të K.P.
 
2.         Ndalohet shtetasi: Selajd Kapaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse ishte shpallur në kërkim per “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i KP.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
3.         Ndalohet shtetasi në kërkim Behar Kola, 51 vjeç, banues në Tiranë, me punë në gupin e shoqërimit në Drejtorinë e Burgjeve, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ”Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 245/1, 319 e 319/ç të K.P.

Vijon...

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet