Kosovë, KQZ shpall rezultatet
paraprake të balotazhit vendo
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas mesnatës, ka dhënë rezultatet preliminare për 25 komunat ku u votua për balotazh. Sipas KQZ-së, votues të regjistruar kanë qenë 1.371.524 mijë votues.
PRISHTINE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas mesnatës, ka dhënë rezultatet paraprak për 25 komunat ku u votua për balotazh. Sipas
KQZ-së, votues të regjistruar kanë qenë 1 milion e 371 mijë e 524 votues, dhe kanë qenë 1816 vendvotime. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se fletëvotime të vlefshme janë 532 mijë e 935, ndërsa përqindja e daljes në votime në këto komuna është 39. 87 për qind.
Në konferencën e fundit që është mbajture në orën 24:30 minuta, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se këto rezultate preliminare janë aprovuar nga të gjithë anëtarët e KQZ-së, me konsensus. Por, ajo ka bërë me dije se në këto rezultate nuk përfshihen edhe votat me kusht dhe votat me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë Kosovës.
Po ashtu, kryetarja Daka ka thënë se para se të fillojë numërimi i votave në një vendvotim në komunën e Parteshit, pasi janë mbyllur vendvotimet, kanë hyrë disa persona dhe kanë dëmtuar tri kuti me fletëvotime, derisa një kuti ka arritur të shpëtoj.
“Këto janë rezultatet ku mungon komuna e Parteshit, pasi që janë mbyllur vendvotimet në një qendër të votimit në Pasjan ka ardhur deri tek një incident dhe me atë rast janë dëmtuar tri kuti, ndërsa, një kuti nga kjo qendër e votimit ka mbetur pa dëmtuar dhe është në duart e Policisë. Ndërsa, dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë duke u marr në pyetje”, ka thënë Daka.
Ajo, tha se ende nuk kanë informacione zyrtare, por këto janë vetëm nga Policia, dhe presin që të shohin se çfarë do të bëjnë me ato kuti që janë dëmtuar.
“Jo, ende nuk kemi informatën zyrtare, por këto janë informata që kemi nga Policia e Kosovës. ka pasur një ndërhyrje nga persona të panjohur të cilët kanë hy në qendër të votimit dhe kanë hyrë në dy vendvotime ku në njërën ka qenë votim i dyfishtë dhe i kanë marrë kutiat dhe i kanë dëmtuar, ndërsa, një kuti nuk është dëmtuar, sepse, nuk kanë arritur të marrin. Dy persona janë identifikuar dhe janë marrë në pyetje, ndërsa, edhe persona tjerë janë në proces e sipër”, është shprehur kryetarja Daka, shkruan Kosovapress.
Për këto kuti me fletëvotime do të vendoset pasi të arrijnë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të shohin se a mund të pranohen të dëmtuara apo jo. Po ashtu, KQZ-ja pritet që nesër të jap edhe rezultatet përfundimtare për asamble komunale, pasi u votua me 3 nëntor.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/kosovapress)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00