Kosovë, AKI dhe policia godasin
një grup të dyshuar si terrorist
Agjentët e shtetit në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të zbulojnë një grup personash të dyshuar për terrorizëm.
PRISHTINË - Agjentët e shtetit në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të zbulojnë një grup personash të dyshuar për terrorizëm.
Operacioni i zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës kishte përfunduar me gjashtë persona të arrestuar, dy prej të cilëve dyshohen edhe për sulm fizik ndaj dy qytetarëve të SHBA-së që ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, me 3 nëntor në Prishtinë.
Disa prej të arrestuarve dyshohet se i përkasin një organizate myslimane, shkruan Indeksonline. Tek të dyshuarit Policia dhe Agjencia Kosovare për Intelegjencë, ka gjetur një sasi e konsiderueshme të armëve, përfshirë edhe eksploziv, i cili ishte i përgatitur për sulm.
Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, ky grup personash dyshohen për kontrabandim me armë dhe vepra të tjera penale. “Operacioni ishte zhvilluar para një jave me implementimin e masave të fshehta të hetimit dhe ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (katër nga këta të dyshuar janë nga Gjilani dhe dy nga Prishtina)”, thuhet nga zyra për Informim Publik në PK.
Nga Prokurori i Shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zhvilluar shtatë bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, ku si prova materiale janë konfiskuar: një snajper, një karabinë, një pushkë gjysmë automatike, dy revole, një revole e modifikuar, rreth njëmijë e dyqind fishekë të AK-47, njëmijë e nëntëqind euro, dy vetura BMW dhe Mercedes si dhe prova tjera materiale.
Nga gjashtë të arrestuarit ekziston dyshimi i bazuar se dy prej tyre ndërlidhen edhe me rastin e sulmit fizik ndaj dy shtetaseve të SHBA-së të ndodhur me datën 3.11.2013 në Prishtinë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15