Kosovë, ambasadori i SHBA 
kundër murit në veri të Mitrovicës

Kosovë, ambasadori i SHBA <br />kundër murit në veri të Mitrovicës
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie është shprehur kundër ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës në afërsi të urës mbi Ibër.
 
Sipas diplomatit të SHBA, muri i ndërtuar nuk kontribuon në forcimin e marrëdhënieve mes njerëzve.
 
"Unë besoj se muri nuk shkon në favor të afrimit të njerëzve. Mendoj se kjo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet e Kosovës" tha Delaëie për RTK2.
 
Ambasadori i SHBA foli edhe për kufirin me Malin e Zi duke i bërë thirrje politikës që ta miratojë.
 
"Në thelb ratifikohet kufiri që ka ekzistuar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, kur Kosova ishte krahinë në vitin 1974.

Kjo është ajo që është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.

Kjo është në Planin e Ahtisaarit, kështu që vija kufitare që nxori Komisioni është e përkryer.

Mendoj se parlamenti duhet të votojë për miratim
" përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni