PRISHTINË - Të premten në orët e vona është arrestuar Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe Social Demokratia, Sasha Gjokiç. “Pas dy ankesave që Policia e Kosovës ka marrë gjatë ditës se premte, kemi ndërhyrë dhe kemi arrestuar të dyshuarin, i cili ka rezistuar gjatë arrestimit”, ka thënë ajo. Kamberi ka konfirmuar se për deputetin se pari është ankuar pronari i një lokali në Qagllavicë, pasi që, sipas tij, deputetit Gjokiç kishte hyrë në lokalin e tij me një qen dhe kishte kanosur klientët e pranishëm.
Megjithatë Kamberi ka thënë se edhe një ankesë tjetër është pranuar për të njëjtin deputet.
“Më vonë është pranuar edhe një ankesë nga viktima mashkull, rojtar në një firmë private, i cili ishte kanosur nga po ky i dyshuar, ku njësia policore ju kishte përgjigjur rastit dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili kishte rezistuar gjatë arrestimit”, është shprehur Kamberi. Lajmin për Kohën Ditore e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi. Ankesa e dytë për deputetin Gjokiç ka ardhur pasi që i njëjti e ka kërcënuar dhe e ka ofenduar punëtorin shqiptar në baza etnike.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit nga hetuesia rajonale, Gjokiç me urdhër të prokurorit është dërguar në Qendrën e ndalimit për 48 orë .Sasha Gjokiç i ka thënë para disa ditëve gazetës Blic të Beogradit, se partia e tij tashmë ka lidhur marrëveshje me partitë shqiptare dhe ato serbe për bashkëpunim para dhe pasgjedhor në nivel lokal.
Ai ka thënë se partie e tij në komunën e Klinës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me PDK-në e Hashim Thaçit.
“Marrëveshjen e koalicionit e kemi nënshkruar në nivel lokal me PDK-në, me propozim të degës sonë partiake në Klinë. Sipas kësaj marrëveshje, ne jemi obliguar që të mbështetim kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës”, ka thënë Gjokiç.
Sipas fjalëve të tij për Blic, partia e tij më herët, edhe në komunën e Istogut ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe se në bazë të kësaj marrëveshje socialdemokratët e tij do të mbështesin kandidaten e AAK-së për kryetare të Istogut.
Sipas fjalëve të tij, partia e socialdemokratëve serbë momentalisht është duke biseduar për bashkëpunim edhe me degën e LDK-në së Isa Mustafës për zgjedhjet lokale në komunën e Lipjanit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com