Kosovë, Bulliqi: Kemi shfletuar
arkivat e Kroacisë dhe Sllovenisë

Kosovë, Bulliqi: Kemi shfletuar<br />arkivat e Kroacisë dhe Sllovenisë<br>
Kryetari i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë dhënë për televizioni publik të Kosovës ka deklaruar se anëtarët e komisionit që ia drejton, ditën e sotme kanë vizituar arkivat ushtarake në  Kroaci dhe në shtetin e Sllovenisë.

Ai ka thënë se janë gjetur dokumente, por nuk ka dhënë sqarime të tjera të hollësishme në lidhje se çfarë është gjetur dhe çfarë thuhet në përmbajtjen e tyre.

Bulliqi ka thënë se do të përgatitet një raport i plotë dhe i përmbledhur, i cili më pas  do t’i dorëzohet kryeministrit Ramush Haradinaj. Demarkacioni mund të shkojë në arbitrazh vetëm me pajtimin e Malit të Zi.

Në fjalën e tij theksohet se  dokumentet e gjetura janë studiuar, ndërsa thekson se disa nga të dhënat e gjetura kanë qenë të njohura më parë,ndërsa janë përforcuar më tutje nga këto takime, ka theksuar në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës kreu i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Shpejtim Bulliqi.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore