Kosovë, çaktivizohet eksplozivi në
banesën e kryetarit të demarkacionit 

Kosovë, çaktivizohet eksplozivi në<br />banesën e kryetarit të demarkacionit 
Policia e Kosovës ka arritur që të kryej një shpërthim të kontrolluar të mjetit që u gjet në banesën e kryetarit të komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.
 
Ende nuk është sqaruar përfundimisht nga policia nëse mjeti i gjetur ka qenë eksploziv, por sipas mediave në Prishtinë ka qenë i tillë duke kërcënuar Mehën, pasi kaloi projektligji për vijën kufitare me Malin e Zi ditën e sotme.
 
Policia rrethoi zonën menjëherë pas alarmit, ndërsa mjeti i dyshuar shpërthyes nga të dhënat e para ishte vendosur në oborrin e banesës së Mehës.
 
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.
 
Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e kufirit me Malin e Zi pas ngjarjes është shprehur se “Ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorëz së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time”, ka thënë Meha.
 
Mjeti i dyshuar eksploziv në shtëpinë e kryetarit të Komisionit qeveritar për caktimin e kufirit me Malin e Zi erdhi pas sulmit ndaj Kuvendit pak ditë më parë, por edhe hedhjes së gazit lotsjellës sot në komisionin për vijën kufitare edhe debateve të forta politike, pasi demarkacioni është kundërshtuar fort nga opozita, por pavarësisht kësaj sot u miratua projektligji dhe i kaloi Kuvendit.


Murat Mehe
Fotoja nga banesa e Murat Mehes

Vijon...........


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit