Kuvendi i Kosovës ka shtyre sërish për një tjetër datë të pacaktuar seancën për demarkacionin, pasi edhe kjo e sotmja ka dështuar.

Shkak është bërë mos grumbullimi i votave të nevojshme për kalimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar instiucioni ligjvënës në Kosovë. Kjo është hera e tretë që shtyhet një seancë e tillë, edhe pse më herët ishte paralajmëruar se partitë politike e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe demarkacioni do të miratohej sot.

 “Për vazhdimin e kësaj çështjeje, do të vendose kryesia e kuvendit”, thuhet në njoftimin e kuvendit të Kosovës.

 

d.gj/ Shqiptarja.com