Kosovë, disa të burgosur në
Dubravë, me lloj-lloj privilegjesh
Burgimi do të duhej të ishte dënim dhe shkëputje me botën e jashtme, mirëpo në Kosovë, është e kundërta. Të burgosurit në Dubravë, kanë lloj-lloj privilegjesh.
PRISHTINË - Burgimi do të duhej të ishte dënim dhe shkëputje me botën e jashtme, mirëpo në Kosovë, është e kundërta. Të burgosurit në Dubravë, kanë lloj-lloj privilegjesh, duke nisur nga dalja prej burgut për fundjavë, ndjekja e ligjëratave e deri te luksi i qasjeve në rrjetet sociale, transmeton KTV.
I dënuari me 35 vjet burgim, nga Dubrava përmes Facebookut, bën thirrje që të votohet PDK-ja. Është ky Gani Sahiti, vrasësi i drejtorit të arsimit të Komunës së Prishtinës Remzi Salihu. Të gjitha postimet e tij në facebook janë bërë përmes telefonit mobil, e aty përfshihen pos thirrjes për të votuar PDK-në, fotografi të tij me rroba burgu e tjera me shokët e tij të dhomës.
Të burgosurit nuk do të duhej të kishin as telefona, por ata i kanë, edhe me Internet ose “wireless”. KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga shërbimi korrektues i Kosovës, por Shemsi Hajrizi që është ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, e as zëvendësi i tij, Bajram Bujupi, nuk kanë pasur kohë të flasin për këtë.
Shoqëria Civile ka shumë kritika për këtë. “ Fakti që gjinden mjete të palejuara, të cilat shfrytëzohen nga ana e të burgosurve, brenda burgjeve të Kosovës, është tejet shqetësues, sepse kjo tregon për një brishtësi të sigurisë në këto institucione. Nëse gjenden thika, telefona dhe përdoret interneti nga ana e të burgosurve, kjo tregon që nuk ka një kontroll të duhur. Natyrisht që do të duhej të kishte përgjegjësi nga ana e oficerëve të Shërbimit Korrektues dhe zingjirit komandues”, ka thënë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Gani Sahiti ka vrarë Remzi Salihun në zyrën e tij në vitin 2011, pasi sipas tij, i ishte mohuar e drejta për të qenë drejtor i një shkolle fillore
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15