Kosovë, do të mbahet të mërkurën
seanca për konstituimin e Kuvendit

Kosovë, do të mbahet të mërkurën<br />seanca për konstituimin e Kuvendit
Që nga publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nacionale në vend të mbajtura me 11 qershor ende nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
 
Ndryshe, Presidenti i Kosovës ka një afat kohor prej një muaj deri në thirrjen e një seance në Parlament.
 
Është pikërisht Presidenti i vendit i cili të enjten që shkoi është takuar me liderin e AAK-së, njëherësh kandidatin e koalicionit PAN, për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj për të biseduar lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.
 
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që seanca për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të mërkurën.
 
Është pikërisht data 19 korrik kur do të mbahet kjo seancë vetëm se ende nuk është caktuar ora. Pra në diskutim e sipër ka mbetur vetëm caktimi i orarit të saktë të mbajtjes së kësaj séance, shkruan IndeksOnline.
 
Në rast të mos thirrjes së seancës nga presidenti i vendit, thirrja për seancën konstituive do të kalonte tek Kuvendi i Kosovës.
 
Nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit koalicionit PAN doli fitues me mbi 33 përqind të votave dhe janë shprehur të bindur se tashmë kanë siguruar votat e nevojshme në mënyrë që të fillojë edhe ndërtimi i institucioneve të vendit nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, si kryeministër i Kosovës.
 
Redaksia Online
Er./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin